Sporti

Fansat votojnë skuadrën e vitit 2018 në Ligën e Kampionëve

01/11/2019 14:53
nga:Ideal

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar skuadrën më të mirë të viti 2018 të votuar nga fansat.

Pas më shumë se një muaji votim nga fansat, tani 11-shja më e mirë e vitit është publikuar ku më shumë se 1.8 milionë persona kanë votuar.

Katër lojtarë të Real Madridit kanë zërë vend në formacion, pa e përfshirë Cristiano Ronaldon, i cili nga shtatori i vitit 2018 është pjesë e Juventusit, mirëpo triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Realin ka ndikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës më të mirë për vitin 2018.

Në portë është portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ndërsa Virgil Van Dijk plotëson vijën e mbrojtjes me Raphael Varane, Sergio Ramos e Marcelon, të tre këta lojtarë të Realit.

Në mesfushë është Luka Modric, fitues i Topit të Artë, Kante nga Chelsea dhe Eden Hazard, kurse në sulm është treshja Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.