Joao Felix është shumë pranë një transferimi te Benfica.
Benfica do të paguajë rreth 25 milionë euro për ish-lojtarin e tyre, por gjëja e rëndësishme është se Chelsea do të marrë 50% të transferimit të mundshëm të ardhshëm të Felix.
Mediat portugeze janë pothuajse të sigurta se marrëveshja do të arrihet.
Madje “Record” raportoi se presidenti i Benfica-s, Rui Costa, e ka rezervuar tashmë fanellën me numër 10 për rikthimin e ish-yllit të ekipit.
/GazetaBlic Sport/


