Lajme

Familja Zeka nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës. Avokati tregon për hapat që do t’i ndërmarrin

04/16/2018 11:07
nga:M H

Avokati i familjes Zeka, Skënder Musa ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, se do të bëjnë ankesë që të ashpërsohet dënimi për vajzën e cila është e përfshirë në vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa sa i përket të akuzuarve tjerë, ai tha që nuk kanë vendosur ende.

“Sa i përket të akuzuarit të parë, i cili është dënuar me 9 vjet e 6 muaj nuk kemi vendosur ende se a do të bëjmë ankesë, ndërsa për vajzën e cila është e akuzuar do të bëjmë ankesë, kështu kemi vendosur bashkë më familjarët, që të ashpërsohet dënimi për të. Dënimi maksimal është 5 vjet, dhe nuk besojmë që ka pasur ndonjë rrethanë lehtësuese për veprën që ka bërë, dhe për të akuzuarin e tretë nuk do të bëjmë ankesë”, thotë Musa.

Skënder Musa

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme, ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.

 

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.

I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë./Gazeta Blic./

 

 

04/24/2018 11:29

Gjykata merr vendim për rastin e arratisjes së Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK-ja