Sporti

Familja Simitçiu i del në ndihmë klubit të futsallit FC ” Prizreni” duke e shpëtuar nga shuarja

09/16/2020 08:11
nga:Lorik J

FC ” Prizreni” ishte në prag të shpërbërjes duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar, por në radhë të parë mungesës së mjeteve të nevojshme financiare.

Ndihma e vetme e ofruar për sezonin e ri ishte nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubin e ka mbështetët me shumën prej 2000 eurove, e cila nuk mjafton për nje klub që garon ne elitën e futsallit kosovar.

Duke pare këtë gjendje ne ndihmë skuadrës prizerenase i ka dalur familja Simitçiu nga Çekia.

FC Prizrenit nga sezoni i ri do t’i prijë, Skender Simitçiu, qe do të jetë ne rolin e presidentit të klubit. Simitciu edhe ne te kaluaren ka kontribuar ne futbollin prizrenas pasi ka qene futbollist i FC Liria

Duke ditur qe familja Simitçiu është e njohur në Evropë per sukseset ne futsall, pritet qe FC Prizreni te jetë shembull i organizimit dhe funksionimit ne Kosovë.

/GazetaBlic Sport/