Lajme

Familja rome nga Durrësi që nuk u pranua askund, strehohet në Pejë

12/01/2019 22:44
nga:B. D

Familja katëranëtarshe nga Durrësi që nuk u pranua nga askush në Prishtinë ka gjetur strehim në qytetin e Pejës.

Familja Zyla që kishte ardhur nga Durrësi në Prishtinë për të gjetur strehim pas tërmetit shkatërrues u përball me probleme për të gjetur një vendbanim të përkohshëm.

T7 kishte raportuar se kryefamiljarja Nagjinushe Zyla kishte ardhur në Kosovë me idenë që do të gjente një vend për të jetuar përkohësisht, megjithatë kishte hasur në probleme.

Por përkundër që askush nuk doli që të i pres në Prishtinë fillimisht, ato së fundi kanë gjetur strehim në Pejë, së bashku me një familje tjetër rome.

Shtëpia e Motrave Vinçenciane i ka pritur këto dy familje me gjithsej shtatë anëtar. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express një motër nderi.

Ndryshe, shtetas të shumtë nga Republika e Shqipërisë kanë ardhur në Kosovë për strehim pas tërmetit shkatërrues që goditi në shtetin shqiptar. Durrësi me rrethinë ishin epiqendra e tërmetit 6.4 shkallë Richter që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të lënduar.