Lajme

Familja e Rrahman Kovaçit do të bëhet me shtëpi të re

04/26/2018 12:07
nga:Gazeta Blic

Në kuadër të rritjes së mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi edhe i një shtëpie për një familje e cila jeton në kushte të rënda socio-ekonomike dhe në kushte jo të mira të banimit.

Sot këtë familje e kanë vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe drejtori komunal për Urbanizëm, Islam Vrenezi, të cilët e kanë uruar familjen për ndërtimin e shtëpisë.

Shtëpia e radhës e cila po ndërtohet është për Rrahman Kovaçin nga Banjë, cili i takon komunitetit RAE, që jeton në Komunën e Malishevës. Ai deri më tani ka jetuar në një ndërtesë banimi, në kushte të rënda, pasi ndërtesa është në rrënim e sipër për shkak të vjetërsisë.

“Ne po mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti për rastet e tilla, ku jetojnë në kushte të rënda dhe nuk kanë mundësi që të sigurojnë banimin. Krijimi i kushteve për jetesë dhe rritja e mirëqenies së banorëve tanë, është obligim për ne, e mbi të gjitha është edhe obligim moral”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë familje.

12/03/2019 15:34

Humbi gjithë familjen nën rrënojat e tërmetit, Dorian Greku prej 2 muajsh ndodhej në Francë për azil