Lajme

Fakulteti Filozofik proteston para MAShT-it për mos përfshirjen e tyre në konkursin e bursave

11/03/2019 16:37
nga:B. D

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, që udhëhiqet nga Organizata studentore “REFORMA”, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Ky Këshill ka njoftuar se nesër do të organizohet një protestë para MAShT-it për të kundërshtuar këtë vendim.

“Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do të  kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit Filozofik në këtë konkurs për bursa”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie nga Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik.

Në njoftim thuhet se studentët e këtij fakulteti janë kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ta.

“Premtimet e bëra nga Ministria Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, jo vetëm që nuk po realizohen, por janë edhe duke i minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe aspak nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”, thuhet në njoftim.

Ne nuk jemi kundër kritereve, jemi kundër faktit që nuk ka gjithëpërfshirje. Siç po shihet, prioriteti i fundit për Ministrin e Arsimit është STUDENTI. Andaj, të hënën me dt:04.11.2019, ora: 13:00, të protestojmë për atë që na takon”, thuhet më tej në njoftim.

11/13/2019 10:40

KQZ në pritje të Gjykatës Supreme