BLIC.TV

“Fake News” në Pandeminë Covid-19!

11/10/2020 10:49
nga:Diamant Bajra

13 Mars 2020.

Regjistrohen dy rastet e para të infektimit me virusin Covid-19.

Armiku i fshehtë që ndodhet brenda trupit të njëriut, merr këmbë dhe fillon të shpërndahet edhe tek të tjerët.

Me shpërndarjen e tij, nis edhe “infektimi” i opinonit me të dhëna të pa argumentuara.

Rritet paniku tek qytetarët. Këtu arrihet qëllimi i armiqve virtual.

Audienca zhytet në lumë, rrjedha e të cilit është e kontrolluar nga individ dhe grupe anonime, që të përbashkët kanë një qëllim. Përfitimin financiar.

  • “Virusi Covid-19, nuk ekziston”
  • “Njerëzit e shtrirë në spital po mbyten nga stafi mjekësor”
  • “Mikroqipa në duart e njerëzve”
  • “Rrjeti 5G, po mbyt njerëz”

Këto janë vetëm disa nga teoritë konspirative që u përhapen më të madhe gjatë kohës së pandemisë, të cilat askush deri më tani nuk arriti t’i argumentojë. Rrjedhimisht, këto ishin vetëm disa nga lajmet e rremë që u shpërndanë në rrejte sociale dhe në platform tjera të komunikimit për të shfaqur mjegull dhe dezinformuar qytetarët.

Efekti i tyre ishte i madh. Njerëzit u terrorizuan nga informacionet e rreme.

Në Kosovë pjesa dërmuese e qytetarëve, sikurse edhe në botë filluan të përgaditëshin për një realitet të ri. Të mbyullur në shtëpi. Shpenzuan shumë para për të siguruar gjera ushqimore, nga frika se po mbyllet i gjithë vendi dhe nuk do të kenë mundësi të mbijetesës në rrethana të tilla.

Sa rritej paniku nga situata e rënduar me numrin e të infektuarve, aq më shumë rritej interesimi për informim. Ky ishte rasti më i mirë i atyre që përfituan duke dëmtuar të tjerët, me informacione të gabuara. Por për këtë do të flitet më vonë.

Të kthehemi edhe një herë në fillim, për të kuptuar në thelb problemin me lajme të rreme. Si ndodhi që qytetarët kosovarë u bënë gjah i manipuluesve me informacione të rrejshme rreth pandemisë Covid-19.

FAKE NEWS NË PANDEMI

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës departamenti i Gazetarisë ka shpjeguar faktin se si “Fake News” gjenë vend në audiencën kosovare si rezultat i shkollimit jo të mirë rreth njohurisë për mediat.

Problemi kryesor në fakt gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe gjatë përiudhave tjera, kryesisht pas ekspazionit të mediave onlinë në Kosovë, kemi pasur një përhapje të lajmeve të rreme, kryesisht në rrjete sociale. Ato e kanë shfrytëzuar rastin e pandemisë për t’u rritur në qarkullim onlinë, ose web-trafic. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur edhe për shkak të një problem të madh në shoqërinë, tonë që shkollimi publik është shumë i dobët dhe nuk ju ofron të rinjëve tanë njohuri për për mediat. Në këtë kuptim, një lëndë si edukimi medial është e domosdoshme kjo është vërtetuar edhe në rastin e pandemisë që kjo të jetë obligative dhe jo zgjedhore në shkollimin tonë të arsimit, për shkak se njerëzit sot janë jashtëzakonisht të ekspozuar ndaj mediave, por edhe në të njëjtën kohë shkollimi publik nuk ju ofron informacione për to. Edukimi për media, ose shkollimi ynë duhet me pas një qëllim, me nxit ndikimin kritik ndaj përmbajtjes së mediave, për shkak se nëse njerëzit nuk kanë mendim kritik për atë që e shohin ata i besojnë apriorit,  e kur ata i besojnë atëherë ai medium ka punë, pra ka kë me rrejtë me një fjalë. Nëse flasim për rastin e pandemisë, kemi parë një rritje eksponenciale, njëjtë si rastet me virusin edhe të lajmeve të rreme fatkeqësisht”, ka thënë Zeneli.

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës departamenti i Gazetarisë / Fake News gjatë pandemisë Covid-19.

Por, pse pikërisht u shfrytëzuan rrjetet sociale nga këta individ apo grupe personash për të përhapur informacione të rrejshme, që do të nxisnin veprime të gabuara në shoqëri?

Gentiana Begolli, kryetare e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se lajmet e rreme nuk janë publikuar nga gazetarët, por nga individ të caktuar që e kanë shfrytëzuar informimin e rremë si mundësi për të përfituar financiarisht.

Informi i rremë nëse flasim në kuptimin e plotë të fjalës , kryesisht është bërë rrjetet sociale, nga faqet e ndryshme të cilat kanë pasur qëllim rritjen e vijueshmerisë dhe klikueshmerisë së faqes. Por, prap qëndroj prapa asaj që jo nga gazetarët, kanë pasur mundësi të gabojnë sepse është një gjë e papritur edhe neve sikurse krejt botës, në këtë mes kanë gabuar edhe organizatat më me nam sic është OBSH-ja, po gabojnë mjekët, ekspertët, infektologët, cdo ditë e më shumë po ballafaqoshemi më informacione të reja, jo pse ata dëshirojnë të gabojnë sepse janë profesionist të kësaj fushë, janë përball këtij viriusi, por është dicka e mistershme se spo di si ta quaj ndryshe, sepse as mjekët si ta quajnë, por esenca pse po gabohet është se nuk po dihet saktë cka paraqet Covid-19 dhe kjo ka qenë arsyjea që kanë gabuar gazetarët, ndoshta edhe si rezultat i organeve gjetëse, ne kemi raste kur OBSH-ja ka bërë thirrje që të vendosen dorëzat ndërsa pas një kohë kanë thënë se nuk janë të nevojshme, jo përhapet në këtë mënyrë, jo në atë mënyrë. Kolegët tanë nuk janë të pagabuar, përderisa personeli shëndetësor, ata që janë duke hulumtuar këtë virus nuk po e din se cka më saktësi përmbanë”, u shpreh ajo.

Gentiana Begolli, kryetare e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Në anën tjetër Shkelzen Osmani, Kryeredaktor i web-portalit “HIBRID” që ka për qëllim verifikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se kjo dukuri është ka qenë prezente në masë të madhe për gjatë pandemisë, derisa mungesën e kontrollit mbi internetin në Kosovë e ka cilësuar si mundësi të favorshme ndaj individëve që synojnë të përfitojnë duke prodhuar lajme të rreme.

Raportimi i mediave në kohën e pandemisë është shumë domethënës në informimin e drejtë për për qyetarët, mos informimi i drejtë shkakton shumë pasoja, pa marrë parasysh a jemi në kohë pandemie apo jo, duke qenë se njerëzit gjatë kësaj kohe nuk kanë dicka të përfunduar si hulumtim, rreth treguesve të qartë se cka është kjo pandemi atëherë gjithësecili është i prirë të besoj më shumë në hulumtime qofshin ato kredibile apo jo, sepse pritet një lajm i fundit i cili përcakton se është zbuluar vaksina apo ilaci, në këtë aspekt ata janë të prirë që ti besojnë më shumë atyre, aq më tepër kur të merret konteksti i Kosovës, dihet se internet ka një shtrirje të gjerë në Kosovë dhe përdoruesit e internetit, janë një numër i madh dhe kjo lë të kuptohet se audienca kosovare është një konsumues i rregullt i informative online dhe atyre digjitale, në këtë aspekt mediat duhet të kenë një konsideratë të madhe se cfarë informatash shpërndjanë dhe cili do të jetë ndikimi i tyre”, tha Osmani.

Shkelzen Osmani, Kryeredaktor i web-portalit “HIBRID” / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Si ranë pre e lajmeve të rreme edhe medait tradicionale? Për këtë sigurisht kanë një shpjegim ata që bëjnë monitorimin e mediave dhe kujdesen për informimin e saktë.

Olta Abazi nga web-portali “No Fake News” ka dhënë shpjegimet e nevojshme.

Raportim Fake News ka pasur kogja shumë madje edhe medait serioze kanë rënë pre nje Fake Nëse që është publiku prej “X” portal, që si dihet as burimi e as autori. Dukuria ka qenë shumë rritëse, sepse asnjë portal nuk është ndal për të verifikuar por vetem është kopjuar dhe kjo ka ndikuar shumë keq tek njerëz, sepse nëse një person e sheh të njëjtin lajm tek dy portale dhe ai fillon me i besu dhe ndikon shumë keq. Këto po mundohemi që na duke i filtruar lajmet që nëse është e thënë botërisht nga OBSH apo organizatat e shëndetësisë është e vërtetuar botërisht por nëse vec është e shpërndarë pa ndonjë kësij lajmi, mundohemi me i vetëdijesu njerëzit që mos me ju besu medikamenteve“, u shpreh ajo.

Olta Abazi nga web-portali “No Fake News / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Edhe Mentor Hoxhaj nga “Fast Checking” ka dhënë disa shpjegime për mënyrën se si ranë pre e lajmeve të rreme edhe medait tradicionale.

Ne kemi filluar betejen me Fake News, lajme te rrejshme që nga 14 marsi i këtij viti. Fillimisht kemi pasur një numer të madh të lajme të rrejshme, për fat jo të mirë edhe nga mediat tona online (portalet) ky trend është zvogëluar në vazhdimësi dhe tani është mjaft vështirë të gjendet një lajm jo i vërtet apo Fake, më shumë gjejmë gabime, lajme të vjetra, foto e gabuar, numer i gabuar, pra që janë dëme shumë më të vogla se sa lajemt fake, që është lajm  i mirë për qytetarët e Kosovës. Kjo nuk është se nuk kemi lajme të rrejshme, ato ekzistojnë dhe janë preznete. Është për t’u dëshpruar fakti se kemi personat që shpërndajnë lajme te rrejshme, tashmë të identifikuar edhe është jo mirë që mediat ju japin hapësirë, duke bërë intervista me to, ju japin hapësirë mediale për të shpërndarë lajme jo të vërteta”, ka deklaruar Hoxha.

Mentor Hoxhaj nga “Fast Checking” / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Dren Gerguri, hulumtues që është angazhuar për një kohë të gjatë në betejen ndaj infodemisë apo thënë ndryshe, ndaj lajmeve të rreme e ka ndarë në përiudha të ndryshme dezinformimin gjatë pandemisë.

Sipas tij, ndikimi më i madh i lajmeve të rreme ishte bërë në kohën kur vet qytetarët filluan t’i shpërndanin ato tek familjarët dhe shoqëria përmes rrjeteve sociale.

Gjithësesi se ka pasur dezinfomrata se që janë ndarë gjatë pandemisë, dhe kur po themi që ka pasur dezinformata, duhet të kemi parasyshë se burimi i tyre nuk ka qenë një media mainstream, në rastin e Kosovës nuk është se portalet kanë shpërndarë dezinformata, më së shumti ato janë prodhuar në faqe dhe grupe të ndryshme të Facebook-ut, dhe më pas janë shpërndarë tutje nga familjarët dhe miqtë tanë. Nëse flasim për dezinformimin gjatë pandemisë atëherë atë duhet ta ndajmë në përiudha të ndryshme për shkak se ndryshe ka qenë shkalla e dezinformimit në përiudhen mars-prill-maj, kur virusi vetëm sa u shfaq në Kosovë dhe ishte e panjohur për ne, kishte mjegullnaj, prej nga po vjen, cilat janë pasojat, dhe në gjithë këtë mjegullnaj, keqdashësit, e shfrytezuan këtë situatë, sepse në këtë mjegullnaj kishte të vërteta dhe shumë të pavërteta. Qytetarët, nga interesimi i madh për të marrë informacione lidhur me Covid-19, natyrisht se I moren të dyja anët, e moren informacionin e vërtetë por gjithashtu u ekspozuan edhe ndaj informacioneve të pavërteta, disa prej të cilave u besuan kogja shumë edhe tek ne ku shumë prej tyre u shpërndan edhe ne Viber dhe Whatsapp. Pra, qytetarët kanë reaguar në fillim, duke kërkuar informacione, sepse situate ishte më e  përkeqësuar, duke u përmirësuar situate qytetarët edhe qytetarët filluan të marrin më pak informacione që kishte të bënte me Covid-19. Duke më marrë më pak informacione, kanë marrë edhe më pak dezinformata, sepse informatat kanë shkuar në dy drejtime, sa ka pasur informata aq kishte edhe dezinformata dhe gjithmonë qytetarët janë ekspozuar ndaj të dyjave, disa ju kanë besuar dezinformatave që tregojnë edhe rastet që janë përmendur”, tha Gerguri.

Dren Gerguri, hulumtues / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Edhe një jurist e medias, Flutura Kusari e cila ka eksperiencë të gjatë me punën e gazetarëve ka shprehur shqëtesimin e saj për mënyrën se si janë shfrytëzuar mediat përgjatë pandemisë.

Derisa flet për mënyrën se si kanë rrjedhur informacionet deri tek audience, ajo ka bërë një ndarje ndërmjet informacioneve të përpunuara nga vet gazetarët dhe informacionet e përpunuara nga individët apo grupet e individëve.

Unë e kisha nda informacionin që e kemi pranu gjatë pandemisë, informacioni e kisha nda në disa kategori, informacioni  që përpunohet prej mediave dhe gazetarëve ose blogerave dhe informacioni që përpunohet prej individëve apo grupeve të individëve. Tek kategoria e parë, kur e bëjmë një vlerësim, në nuk duhet të kemi parasyshë rrethanat arsimore, kulturore, financiare etj, do të ishte e kot ta krahasonim nivelin e krahasimit me “The Guardian” në Mbreterinë e Bashkuar, bazuar në rrethanat që ne jetojmë, raportimi ka qenë i mirë, me disa kritika, arsyejat që kanë quar tek ky raportim i mirë, gazetarët që kanë raportu në mediat serioze kanë qenë gazetarë me pervojë dhe mediat kanë qenë të kujdesshëm. Unë e kam parë një fenomen që është pozitiv, në kuptim të mbikqyrjes së gazetarëve nga njeri tjetri, kurrë më herët nuk ka pasur solidaritet me I nda informacionet me njeri tjetrin, na shpesh kur I kemi dëgjuar konferencat prej mediave nuk i kemi kuptu disa informacione. Është natyrë e punës së gazetarit që mos të ndahet informata por në pandemi kemi parë se kanë bashkëpunu dhe e kanë nda informacionet dhe kanë ndiku që informacioni më qenë më i mirë. Grupi i dytë informacionet që i kemi marrë kanë qenë prej individëve, që kryesisht kanë qenë përmes Facebook-ut kur e kanë hap një fanpage dhe kanë bërë sponsored ndonjë status, por fatëmirësisht këto informata nuk kanë dalur tek mediat mainstream, që është një prej indikatorëve kryesor se sa keqinformimi po transmetoeht në masa, por normalisht ka pasur raste kur ka prekur një numer të popullsisë, por fakti se ka pasur konferenca të shpeshta, kemi pasur një aktivizëm nga ana e gazetarëve, kanë ndiku për t’ia mujtur keqinformimit nga indivdët apo grupet e individëve”, tha Kusari.

Flutura Kusuari, Juriste e Mediave / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Kosova, sikurse edhe shumë vende tjera në botë hynë në luftë më një armik të panjohur, sic është Covid-19 dhe pa qenë në dijeni se informimi i tyre rreth këtij virusi, në disa raste ishte një armik i dytë.

Kësisoj është interpretuar manipulimi i informacioneve nga individ të caktuar, që nxiten veprime të gabuara tek shumë qytetarë.

Por cilat metoda u shfrytëzuan nga njohësit e mediave për verifikimin e lajmeve të rreme?

METODOLOGJIA PËR IDENTIFIKIMIN E LAJMEVE TË RREME

Profesori i Fakultetit të Gazetarisë Alban Zeneli, ka bërë të njohura metodat e identifikimit të lajmeve të rreme.

Nuk ka ndonjë recet direkte për mënyrën se si duhet dalluar lajmet e rreme, ideja se duhet te fitohen njohuri te tilla të cilat mbrrin me dekonstruktu mesazhin e mediave, por ka disa hapa që mund t’i shërbjenë publikut për me detektu nëse bëhet fjalë për lajme të rreme , më se pari shikoni a ka fakte, bëjeni dallimin mes faktit dhe opinonit. Lajmet e rreme kane predispozita me pas me shume opinone se sa fakte. Asnjë lajm nuk është i njëjtë dhe është vështirë për ta detektuar, por duhet të shikuar edhe nëse ai lajm është publikuar  edhe në mediat tjera serioze, kanë më shumë tradit në rastin e medaive, pra krahasojeni, po ashtu shikojeni kontekstin e tij, sepse konteksti ndryshohet, sepse një deklaratë e thënë para disa muajve me u vendos në një kontekst të ri është lajm i rremë, pastaj nëse dëshironi më shku më tutje, shikoni në KSHM nëse ai portal prej të cilit jeni duke u inform a është anëtar aty, nëse nuk është besojeni më pak për shkak se ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e një kolegjiumi profesionial, po ashtu pastaj shikoni a është i regjistruar në ARKB, sepse nëse nuk është rrjedhimisht potenciali për me qenë informatë e rreme ajo që e keni marrë është shumë e madhe. Hapat tjetër, me kriju një gjykim kritik për  atë përmbajte”, tha Zeneli.

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës departamenti i Gazetarisë / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

 Mos shpërndani asnjëherë, sepse problemi kryesor i lajmeve të rreme në rrjete sociale është se shpërndahen shumë, të vërtetat e gatshme që i gjejmë ne dhe e gjejmë vetën brenda tyre, siguroheni para se ti shpërndaheni në rrjete sociale për shokët dhe shoqët e juaj, potenciali për me infektu me lajme të rreme si me virus, është i njejtë, dhe në këtë kuptim ju keni ofruar mundësinë që të bien pre e lajmeve të rreme dhe kur të bien pre me nuk sjellen mirë dhe nuk  sjellen dretj dhe rrezikojnë shëndetin e tyre dhe familjarëve, në këtë kuptim mos shpërndani gjëra në rrjete sociale pa i verifikuar “, theksoi ai.

Një rast konkret është ai i juristës së mediave Flutura Kusarit, e cila ka treguar metoden që ka ndjekur në rastin e prindërve të saj, kur i ka informuar për mënyrën se si duhet analizuar informacionet që marrin përmes mediave online.

Unë po e tregoj një shembull praktik qysh kam vepruar me prindërit e mi. Prindërit e mi sot e din cka është Këshilli I Mediave të shkruara c ka është Komisioni i Pavarur i Medaive. Qysh kam mbrri këta, sa herë që i kam taku kam marrë telefonin dhe ua kam kontrolluar Facebook-un dhe ju kam thanë kush po e thotë këtë lajm, nëse është GazetaBlic ti me automatizëm i beson sepse janë media serioze, mund të gabojnë por mund të ketë pasoja tek to sepse janë të regjistruara në Këshillin e Mediave të Shkruara, pastaj ju rekomandoj me shiku listën e mediave të rëgjistruara në KMSH, ju rekomandoj të gjithëve që me shiku listën e mediave që janë pjesë KMSH,unë personalisht nuk I shikoj mediat që nuk janë pjesë KMSH-s, për shkak se përmes KMSH ato japin përgjegjësi, nëse një medium nuk është i regjistruar aty atëherë ka shumë më pak hapësirë më kërku llogari prej atij medium, pastaj kush po e thotë atë. Ne e përmendem cështjen e limonave që e luftojnë Covid-in, atu duhet shikuar kush po thotë. Për gjëra shkencore, si të sheh që është burim anonim nuk ja falë besimin atij lajmi. Nëse e sheh ndonjë link që është totalisht i panjohur, e kur është I sponsorizuar duhet të kemi alarm dhe me pas kujdes a me i besu a jo”, tha Kusari.

Flutura Kusuari, Juriste e Mediave / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Në Asosacionin e Gazetarëve të Kosovës është mbështetur teza e profesorit të Fakultetit të Gazetarisë Alban Zeneli, i cili e shesh si mundësi të vetme për të mos rënë pre e lajmeve të rreme, edukimin medial.

E vetmja mënyrë se si të vetëdijesohet shoqëria, apo si të parandalohet përhapja e lajmeve të rreme është edukimi medial, duke mësuar fëmijët tanë, familjarët tanë.  Mendoj se është më shumë se emergjente që në shkollat fillore dhe të meseme që të futet si lëndë zgjedhore në edukimi medial, sidomos për gjeneratat që janë më të ndishme se cka duhet lexuar, cka duhet të ndjekur dhe sa ndikon Fake News tek ta”, tha Gentiana Begolli.

Gentiana Begolli, kryetare e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Një monitorues tjetër i mediave Shkelzen Osmani, që së fundmi ka ndërtuar një platformë për verifikimin e lajmeve, “Hibrid.info” pohon se në këtë kohë lajmet e rreme vërehen në bazë të titullit.

Ai nuk e mohon mundësinë se ne disa raste edhe mediat serioze shpërndajnë informacione të paverifikuar apo në mungesë të burimit të atij informacioni.

Kryesisht, kohëve të fundit po vrehet në bazë të titullit, sepse ne e dim që institutet kryesore që janë duke bërë hulumtime rreth zbulimit e vakzinës kundër Covid-19, ato kanë paralajmëruar  se në cfarë fazash duhet të kaloj testimi i këasj vaksine dhe sa merr kohë. Në momentin që del një lajm dhe flet për e zbulimin e një vaksine le të kuptohet se është lajm i rreme, mirëpo kryesisht prej tyre jane Clicbait, që nxisin audiencën te klikojnë dhe përmbajtja nuk korrespodon me titullin dhe me tu future në tekst ka edhe informata te paverifikuara, pra kemi edhe ne mediat serioze ne Kosove, ka raste kur shpërndajnë artikull që nuk kanë burim dhe nuk i referohen ndonjë zbulimi, kur flasin për një recet te caktuar, mirëpo nuk përmendin dhe nuk ka burime. Si e tillë ajo mund të jetë edhe e vërtet por përderisa nuk i referohet një burimi, apo hulumtimi, ajo klasifikohet si përmbajtje e pa verifikuar. Ne si platform mundohemi ti paraqesim ato që në mënyrë që audienca të mos ndikohet prej tyre”, tha Osmani.

Shkelzen Osmani, Kryeredaktor i web-portalit “HIBRID” / Fake News përgjatë pandemisë Covid-19

Burimi prej nga ka rrjedhur informacioni, është konsideruar si element i rëndësishëm nga Olta Abazi, pjesë e platformës “No Fake News” që sipas saj duhet të kenë parasyesh lexuesit, para se të vendosin për t’i besuar.

Pra çështja, nga ka ardhur lajmi?

Mënyra me e lehtë që kasha këshillu secilin qytetar ish dashtë që me marrë burimin se nga ku ka ardhur ai lajm, ndoshta jo të gjithë mund ta kërkojnë median apo gazetarin, por të shikohet burimi, pastaj vëretetësia e tij. Një send që po na ndihmon neve, mediat në Kosovë, po flas për ato serioze, pasi që ato vec po e verifikojnë lajmin ndoshta më herët se na, kështu që secili para se ti besoj lajmit ish dashtë me pa se kush është autori, kush është burimi, pastaj referencat se prej ku është bazuar”, u shpreh Abazi.

Përveç këtyre që u përmenden më herët, një platformë tjetër që merret me verifikimin e lajmeve të rreme, merr për bazë edhe elemente tjera për të verifikuar nëse një lajm është i vërtetë apo jo.

Mentor Hoxhajt nga platform FastChecker, jo rrallë herë thotë se shpenzojnë disa ditë për të verifikuar një lajm, që një publikuesi i janë dashur 3 apo 4 minuta për ta shpërndarë atë.

Ne kemi filluar këtë, ka kohë që në fund të shkurit në bashkëbisedim me FB kam tentuar të krijoj një grup me FB, por ajo ide nuk ka ecur andaj për shkak te panemisë andaj kemi vazhduar vetëm si Cyber Security Privacy nga 14 Shkurti deri 15 Qershor , pastaj nga ajo datë kemi një kapitull të ri, kemi vendosur që ky projekt të titullohet si Fast Checking Kosova, kemi krijuar një ëebsite që së shpejti do të jetë aktiv, kemi krijuar një FanPage, kemi krijuar një metodologji të qartë dhe shpejtë do të jetë publike. Cka bëjmë ne, marrim lajmin që postohet, pavarësisht nëse i referoheni CNN apo kujt do tjetër ne shkojmë aty dhe e verifikojmë lajmin, pastaj nëse flasim për numrin e të vdekurve, ne i referohemi Ëorld of Meter, i krahasojmë të dhënat dhe dalim me konstatim. Nuk konsutlohemi me MSH apo ISHKP, lidhur me këto cështje. Nëse flasim për një hulutim, e lexojmë atë dhe pastaj dalim me konkludime. Në një postim që gazetarit i kushton 3-4 minuta ne mund të humbim në të deri në 2 ditë sepse e bëjmë një hulumtim të gjerë sepse shfrytëzojmë disa referenca, për të verifikuar nëse është i vërtetë, jo i vërtetë, gjysëm i vërtetë, pjesërisht i vërtetë, i vjetër apo cfarë do qoftë.”, tha Hoxhaj.

Për hulumtuesin e fushës së Infodemisë, Dren Gerguri mjaftojnë tre hapa në këtë kohë pandemie për të verifikuar nëse një informacion është i vërtetë dhe i besueshëm.

Për të dalluar një dezinformatë, që nga zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA janë bërë studime të shumta, ne atë se cfarë duhet të bëjnë qytetarët që të mos bien pre e një manipulimi dhe hapat që duhet të ndjek një qytetarë shkojnë deri në 10. Pandemia e ka kërkuar me deomos që ky 10 hapëshi  të shkurtohet, dhe kur të kesh një sasi të madhe të dezinformatave të ndjeksh 10 hapa është shumë. Andaj duhet të ndjekur në 3 hapa bazik. Unë them se nuk e kemi vaksinën për Covid-19 por e kemi vaksinën për Infodeminë. Qytetarët, gjithmonë cfardo informacioni që shohin, duhet ta pyesin veten a është ky informacion i besueshëm. Pyetja e dytë, a po e sheh këtë info edhe në burime tjera. Ne po themi se relevanca e sëmundjes është e lartë duhet ta kenë të gjitha, kjo është pikëpytja e dytë. Dhe e treat, cilat janë burimet mbështetese, në rastin e Kosovës, kemi ekspert të fushës, kemi IKSHP dhe informacionet që i lexon apo kanë mbështetje në burime zyrtare, nëse gjen përgjigje në këto hapa mund ta besosh atë informacion, për ndryshe është mirë ta kemi një skpeticizmi para cdo lajmi që shohim. Kur ke skepticizëm, i kë këto tri pytje dhe po arrin ta verifikosh atë informacion atehërë edhe mund ta besosh atë”, tha ai.

Dren Gerguri, hulumtues / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Të ndalemi për një çast tek një temë që e nisem në fillim. Dëmi që u shkaktua nga lajmet e rrejshme dhe pasojat e përhapjes së tij.

Pa dyshim më se keqi pësuan ata që besuan në vërtetësinë e lajmeve të rrejshme. Infektuan vetën dhe përhapen virusin tek të tjerët. Ky ishte gabimi më i madh i shoqërisë që ndodhi gjatë kësaj kohe, duke besuar verbërisht në çdo informacion që servohej në rrjete sociale, pa kontrolluar burimin apo bazën e informacionit.

Ky ishte edhe moment kur virusi Covid-19 mori këmbët dhe nisi përpahjen në trupat e njerëzve, që për pasojë humben jetën qindra persona, derisa mijëra të tjerë u infektuan.

DËMI DHE PASOJAT NGA FAKE NEËS

Si e shpjegon dëmin e shkaktuar nga informimi i rremë, profesori Alban Zeneli?

Në fakt nëse falsim kështu, dëmi me i madh është bërë në shëndetin e qytetarëve dhe së dyti në gazetarinë si vetë profesion. Së pari nëse njerëzit kanë qenë të keqinformuar, ata kanë marrë veprime që e kanë rrezikuar jetën e tyre dhe njerëzve tjerë për rreth. Nëse ata kanë besuar se s’ka virus ata kanë  dalur lirshëm që më vonë janë infektuar. Dëmi që është shkaktuar iu është shkaktuar edhe gazetarisë, për shkak të mos njohjes së mediave nga ana e publikut, sot kemi një rënie të kredibilitetit të mediave në sy të publikut, kjo për shkak se nuk e kanë këtë aftësi, sepse shkollimi nuk ua ka sjellur sepse është normale, specializim në një fushë. Rrjedhimisht, kemi një rënie në kredibilitetin e medaive”, deklaroi ai.

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës departamenti i Gazetarisë / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Një mendim tjetër ka Shkelzen Osmani nga platforma HIBRID.

Gjatë pandemisë ka pasur shpërndarje të lajmeve të rreme, por nëse krahasohet me botën nuk kanë pasur ndonjë dëmë të madh, kemi disa hulutime që janë bërë nga disa institute të ndryshme botërore, ku kemi të bëjmë me një numër të madh të personave që kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të recetave të gabuara po të rreme për shërimin e Covid-it, dhe si rezultat i tyre ka pasur humbje jetë dhe një numër i madh ka kërkuar hospitalizim, por fatmirësisht në Kosovë duke qenë se është vend i vogël dhe përdorimi i madh i internetit ka një anë tjetër positive pasi që ata mund të vin deri tek verifikimi i lajmeve të rreme apo dëmantimi i saj, përmes reagimit të institucioneve të cilët kanë mohuar se një recet “X” është suksesshmë në shërimin e virusit Covid-19″, tha ai.

Hulumtuesi i fushës së infodemisë, beson se dëmi është vërejtur edhe në luftën ndaj Covid-19, megjithëse sipas tij në krahasim me vendet e rajonit, dëmi ka qenë më i vogël në Kosovë.

Gjithëses se e ka dëmtuar, për shkak se qytetarët duke i marrë këto dezinformata dhe duke ju bësuar atyre kanë ndërmarrë veprime të gabushme. Nëse e krahasojmë më vendet e tjera, konsideroj se ndikimi tek ne ka qenë më I vogël, p.sh kur është folur për 5G një prej teorive të konspiracionit që ka qarkulluar shumë në këtë përiudhen pandemike, në Britani të Madhe qytetarët kanë dalur dhe i kanë djegur shtyllat e telefonit, sepse dezinformimi ka qenë atje se nga këto shtylla po përhapet virusi, ajo dezinformatë gjithësesi se është përkthyer në gjuhën shqipe, por dallimi është se tek ne nuk ka 5G. Ka raste kur këto teoritë e konspiracionit kanë lenë pasoja në vende të tjera. Në një qytet në Iran, ka persona që e kanë humbur jetën si pasojë e alkoolit, ne e dimë se alkooli është i ndaluar atje, dhe një nga informatat që ka qenë është se nëse pi një sasi të caktuar të alkooli të mbron nga virusi dhe disa persona e kanë përdorur deri në një sasi që ka shkaktuar pastaj vdekjen e tyre, janë disa raste në botë kur personat kanë pasur pasoja si rezultat i atyre që ju kanë besuar dezinformatat, një rast tjetër pastaj është në SHBA, kur nje qift e sheh Presidentin Trump, I cili e përmend një medicament që ju ndihmon njerëzve të mbrohen nga Coronavirusi. Bashkëshorti e humb jetën, kurse gruaja shtrihet në spital, kur gazetari e pyet atë se prej nga ju erdhi ideja, ajo thotë se e provuam pasi që e pamë në një konferencë të shtypit, Presidentin Trum dhe natyrisht që e besojnë atë pavarësisht qëndrimeve kontraverse, sidomos tabori i Republikanëve”, u shpreh Gerguri.

Teoria e vendosjes së mikroqipave në trupat e njëriut, sipas këtij hulumtuesi ka ndikuar që qytetarët të heqin dorë nga mjetet mbrojtëse, duke rrezikuar shëndetin e tyre nga infektimi me Covid-19.

Cka shoh tash të rëndësishme është se qytetarët po ndikohen ne kuptimin se nuk po përdorin masat ndaj Covid-19, pra kur e sheh një ndonjë dezinformatë për të vendosur qip në trupin e njëriut, atëherë qytetarët po tërhiqen dhe po thonë pse të mborhemi ndaj virusit kur nuk qenka e vërtet, andaj edhe po heqin dorë nga mjetet mbrojtëse. Këta qytetarë që bien pre e dezinformatave, automatikisht bien pre e tyre dhe ateherë thonë se sqenka e vërtetë dhe I ekspozohet një rreziku që mund të shkojë drejt fatalitetit”, shtoi ai.

Ata që përpunojnë dhe shpërndajnë informacione të rreme, synojnë të prekin të gjithë audiencën me publikimin e tyre.

Nga manipulimet nuk shpetojnë as familjarët e atyre që njohin mirë punën e mediave dhe mënyrën e funksionimit të tyre.

I tillë është edhe rasti i Kryetarës së Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begollit.

SHEMBULL KONKRET

Besoni ose jo një ditë një familjar i imi pati nevojë për ndihmë në telefonin e saj, kur kam hyrë me pa cka përmban Facebook-u i saj përsonalisht jam tmerruar, lajme të cemendura, nuk e dija ku I ka gjetur gjithë ato faqe. Lajme Fake News. Kam pasur rastin me djalin tim që është 11 vjecar ka ardhur tek unë dhe me ka thanë nanë spaskam mundësi me përjetu ditëlindjen se do të bëhet fundi i botës. Paramendojeni cfarë ndikimi mund të ketë në psikologjinë e fëmijës një lajm i tillë, pastaj më është dashur një kohë të gjatë t’ia spjegoj se është lajm i rremë, po pse e kanë bërë, po për këtë arsyje, për këtë arsyje, kështu që edukimi medial është mbi të gjitha, është çelsi i terë kësaj problematike”, tha kryetarja e AGK-së

Edhe në platformën FastChecker, adresohen shqëtësime të tilla. Por më problematik shihet fakti kur lajmet e rreme përahpen në mënyrë të vazhdueshëm nga figurat publike.

Me lejoni ti daj dy shqetësime që i pata mbrëmë, njëri kishte të bënte me një professor që shpërndante lajme të rreme në mënyrë të vazhdueshme duke mbjellu frikë dhe të dy personat ishin mjaft të shqetësuar, të moshes se re dhe kam biseduar një kohë relativisht të gjatë për të tentuar që ti qetësoj, duke ju treguar që nuk janë të vërteta që ne po i dëmantojmë në mënyrë të vazhdueshme. Falenderoj të gjitha mediat që po na ofrojnë mundësinë që të tregoj dhe të shprehemi, sepse është mundësi e mirë që qytetarët te edukohen, po në këtë kohë kur qytetarët janë mjaft të lëndueshëm emocionalisht. Lajmi që është demantuar nga oda e mjekve të shëndetësië, nuk mjafton të dëmantohet, duhet të jepen fakte dhe të tregohet pse nuk është i vërtetë. Qytetarët janë të shqëtësuar dhe ata kërkojnë zgjidhje. Unë kërkoj që oda e mjekëve dhe MSH, të tregojnë një protocol, qytetarët kanë frikën e karantinimit, ndoshta dikush nuk e ka luksin të hy në karantinë, është e rënëdësishme që tu jepet mundësia të degjojnë të vërtetën nga goja e specialistit e jo nga cdo sharlatan që poston ne Facebook Kërkoj më ngulëm që Oda e Mjekëve, Specializantët, IKSHP, të ndajnë këshilla se si qytetarët mund ta trajtojnë këtë sëmundje në kushte shtëpie, cilat janë barnat që duhet t’i marrin, me cka të ushqehen dhe kur është koha e fundit se ata duhet të thonë se duhet të shkojmë në spital. Duhet të hospitalizohëm, tha Hoxhaj

Mentor Hoxhaj nga “Fast Checking” / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Një tjetër teori konspirative që ka kaluar shpërndarjen në aplikacionet e komunikimit si Viber dhe Whatsapp, është ajo me ndaljen e frymës për 10 sekonda, test ky që sipas informacioneve lidhëse që ndaheshin në këtë metod, ka shërbyer për të kuptuar imunitetin ndaj virusit Covid-19.

Për këtë, sigurisht ka një shpjegim më të detajuar hulumtuesi i fushës së Infodemisë.

“Personalisht kam pasur rast kur një shok i imi më dërgon mesazh në Viber dhe me thotë mbaje frymën për 10 sekonda dhe nëse nuk ke problem me frymarrje, nuk do të kesh problem me virusin. Pyetja ime e parë ishte se ku e more këtë informatë dhe ai me tha se e ka marrë në Facebook dhe nga dashamirësia e tij po e shpërndanë për të ndihmuar familjarët dhe shokët e tij dhe në këtë formë ai bëhet pjesë e manipulimit në mënyrë të pavetëdijshme. Në situata krize, qytetarët gjithmonë veprojnë në këto dy drejtime, nga frika dhe nga dashuria, nga frika se cka do të ndodh me ne dhe nga dashuria, pra që nuk dëshiron që ata të dëmtohen nga virusi dhe nga ideja se po i ndihmon ata i ke shtyrë të ndërmarrin veprime duke u bazuar në  dicka që nuk është e vërtetë dhe kjo është një prej pasojave që ka prodhuar dezinformimi në terë përiudhen e pandemisë, sepse qytetarët duke lexuar dicka që nuk është e vërtetë kanë marrë veprime duke u mbështetur me të, qoftë kjo me 10 sekondshin, apo ajo me limonin apo edhe format tjera të dezinformimit që janë shpërndarë gjatë pandemisë të cilat janë bësuar nga qytetarët”, deklaroi Gerguri.

Ai ka ndarë edhe një shembull tjetër, që ka ndikuar negativisht qytetarët, duke i dezinformuar rreth Covid-19.

Një shembull tjetër po e marrë, nje shofer i autobusit në linjen Prishtinë-Gjermani, dhe i cili tregon se ne Britani të Madhe mjekët po i vrasin pacientët, dhe po ta kërkosh në Facebook e sheh intereaktivitetin e lartë që kishte ajo video, interaktiviteti është i lartë vetëm atëherë kur është i besueshëm sepse për ndryshe njerëzit nuk e shpërndajnë një dezinformatë por vetëm për të treguar se shiko cila është e vërteta dhe jo ajo cfarë po thonë të tjerët”, shtoi tutje.

Edhe informacioni i rremë se limoni po shëron njerëzit nga Covid-19, duket se ka pasur impaktin e tij të madh tek njerëzit. Përveç se u shtrejtua çmimi i tij, për shkak të kërkesave të mëdha nga qytetarët, ligjeruesi i fakultetit të gazetarisë tregon se ka pasur rastin të mos gjejë për ta blerë në dyqanet e lagjës ku jeton.

Lajmet që janë lidhur me pandeminë janë kanë që nga dita e parë e shfaqjes së kësaj sëmundje në Kinë. Fillimisht kemi pasur receta popullore si ti trajtojmë, me hudhra e me limona, njerëzit kanë rënë pre e lajmeve të rreme. Në momentin kur ka dalur lajmi që limoni me ujë të nxëhetë i shëron njerëzit nga koronavirusi, unë nuk kam gjetë më limona në lagjën ku jetojë, dhe menjëherë mu ka lidh dhe mu ka kujtu për informatën që e kam parë disa ditë më herët”, tha profesori Zeneli.

Këtë dukuri negative, profesori Alban Zeneli e arsyeton me shpërndarjen masive në rrjete sociale, që sipas tij është një gabim i madh i gjithë atyre që me ose pa dashje shpërndajnë informacione të tilla.

Mos shpërndani asnjëherë, sepse problemi kryesor i lajmeve të rreme në rrjete sociale është se shpërndahen shumë, të vërtetat e gatshme që I gjejmë ne dhe e gjejmë vetën Brenda tyre, siguroheni para se ti shpërndaheni në rrjete sociale për shokët dhe shoqët e juaj, potenciali për me infektu me lajme të rreme si me virus, është I njejtë, dhe në këtë kuptim ju keni ofruar mundësinë që të bien pre e lajmeve të rreme dhe kur të bien pre me nuk sjellen mirë dhe nuk  sjellen dretj dhe rrezikojnë shëndetin e tyre dhe familjarëve, në këtë kuptim mos shpërndani gjëra në rrjete sociale pa i verifikuar“, tha ai.

Nga platforma “No Fake News” japin të dhëna se qytetarët kanë përdorur edhe produkte tjera, me idenë se do ta largojnë virusin Covid-19.

Ceshtja e medikamenteve se cka e largon virusin eshte shume shqetësuese, paten fillu me limon, me hudher me alkool, krejt këto kanë qenë produkte që njerëzit i përdornin duke menduar se e largojnë virusin. Një dukuri që e kemi vërejt tek portalet që kanë bërë fake neës ka qenë se ju ka mjaftu një term që shkencetaret prej Amerikes kane zbuluar se ky medicament është I mirë për parandalimin e virusit, dhe aty nuk cekej burimi e as institucioni se prej ku është marrë, por vetem ju mjafton një titull se shkencëtarët “X” që virusin po e sheron dhe njerëzit kur po e shohin që po bahet fjalë për shkëncëtar po ju besojnë shumë”, tha Abazi.

Situata me pandeminë u shfrytëzua nga keqdashësit, duke shpërndarë informacione të rrejshme. Prezenca e lajmeve të rreme u shtua me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, derisa një rënie e lehtë e tyre u vërejtë pas një përiudhe të gjatë kohore të përballjes me koronavirusin.

Por, kush është burimi i lajmeve të rreme dhe si janë shpërndarë ato?

Për këtë dilem, kanë një përgjigje monitoruesit e mediave, që veprojnë në kudër të platformave për verifikimin e lajmeve.

KUSH BËNË FAKE NEWS

Krijuesit e lajmeve të rreme është vështirë për të verifikuar se cilët janë ata, pasi që duhet të bëhet një punë e mirëfillt kërkimore, ku duhet të përfshihen ekspertat e sigurisë kibernetike, përmes IP-vë të gjurmohen dhe të shihen se kush janë ata, mirëpo në parim  pa ndonjë hulumtim të thell mund të vrehet se përmes atyre lajmeve te rreme kush atakohet, në momentin që atakohet nje pal që është kundërshtare e pales tjetër, prepozohet që mund të jetë pala kundërshtare ajo që e atakon, apo mund të inkuadrohet edhe një palë e tretë që dëshiron të bëjë përcarje mes dy paleve, kështu që grupet e intersit, biznesit, fatkeqësia që mediat nuk kanë qëndrueshmeri financiare dhe mediat detyrohen të publikojnë informata që nuk janë të sakta dhe të njëanshme”, kështu u shpreh, Shkelzen Osmani nga “Hibrid”.

Ne e kemi parë se shpërndarja më e madhe e fake neës është në grupet që kanë numer të madh të anëtarëve, zakonsht ata që janë admin të tyre kanë ndonjë portal që e shpërndajn lajme të tij aty dhe pastaj ato shpërndahen edhe në grupe tjera dhe kjo ju ka ndihmuar që të rriten. Pra, personat që kanë kryesisht një fanpage ose blog të vetin shpërndajnë të tilla lajme, vetëm për përfitime. P.sh ndërroj jetë personi X dhe njerëzit po ju besojnë dhe po marrin klikime”, Olta Abazi nga No Fake News

Mënyra e dezinformimit ka ndodhur nga portalet të posa krijuara në përiudhen e Marsit në faqe të Facebook dhe në grupet e FB. Paramendojeni një informatë që shpërndahet në qindra e mijrëra anëtarë, dhe më pastaj ajo arrin në grupacione të njerëzve, shto këtu numrin e qytetarëve që bin pre e manipulimit që e shpërndajnë pastaj atë informatë edhe në grupe të tjera që nuk e kanë për qëllim të dezinformojnë, por kanë qëllime të tjera”, Dren Gerguri, hulumtues.

Megjithatë, jo çdo gjë që është shkruar në Facebook, është shkruar nga gazetarët. Këtë tezë arrin ta argumentoj mirë profesori univerzitar, Alban Zeneli.

Unë dua të bëjë një ndarje, jo cdo gjë që është shkruar në Facebook, është shkruar nga gazetarët, faktikisht qëllimi i gazetarit është i kundërt me atë të lajmeve të rreme. Shpesh me kanë pyëtur kush ishkruan lajmet e rreme, dhe për bindjen time atë gazetarët nuk e bëjnë, sepse në vlerat e gazetarit synimi i parë është raportimi për të vërtetën dhe nëse kjo anashkalohet nga ana e gazetarit, atëherë ne nuk mund të themi se i shërben atij misioni fisnik që e ka gazetari në shoqëri. Në këtë kuptim ata janë disa njerëz që kanë fituar shkathësi të shkrimit të gazetarit dhe i konstruktojnë storje të cilat i shpërndajnë me idenë për qëllimin e fitimit material”, tha ai.

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës departamenti i Gazetarisë / Fake News gjatë pandemisë Covid-19

Edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës Gentiana Begolli, ka bindje të njëjtë rreth asaj se Fake Neës ka burim kryesor rrjetet sociale, derisa mohojnë mundësitë se shkrimet bëhen nga dora e gazetarëve.

Unë mendoj se Fake Neës ka ardhur nga rrjetet sociale dhe asësi nga mediat, asesi jo nga gazetarët, jo pse nuk kanë ndodhur por gjithmonë me termin Fake News e nënkuptojmë një lajm të rreme i cili është i qellimshëm dhe shërben për klikueshmerinë dhe të mirat material të mediumit. Gazetarët si asnjëherë më parë kanë qenë shumë të kujdesshëm, që të jenë sa më të saktë që të jenë sa më të shpejtë, me fillimin e pandemisë kemi pasur një situatë të rënduar politike, në atë kohë është rrëzuar qeverisja e vendit dhe janë përballur me dy situate të ndishme”, tha ajo.

Nëse ndalemi për të bërë një analizë të thellë se si ndodhi përhapja aq e madhe virusit Covid-19, duhet shikuar tek informacionet e shpërndara në rrjete sociale për të vërtetat e Covid-19, që jo rrallë herë janë përcjellur edhe në platform tjera të komunikimit mes njerëzve, duke e menduar dashamirësinë, dhe jo rrezikun që po iu kanosej nga përhapja e teorive konspirative dhe të pa argumentuara.

Një gjë është faktike këtu, fenomeni i lajmeve të rreme ka infektuar mbarë botën.  Andaj, duhet rritur vetëdija e shoqërisë dhe të zbatohen të gjitha këshillat e përmendura nga ekspertët e kësaj fushe.

Të mos besohet në informacione të pa vërteta dhe nëse brenda tyre ndonjëherë e gjejmë vetën.

 

Shënim nga autori: Artikulli është publikuar në bazë të skenarit të dokumentarit për “Fake News” në Pandeminë Covid-19.