Geek

Facebook po e teston një ndryshim të madh, a është kjo veçoria që i duhej?

02/09/2018 15:00
nga:M H

Facebook është duke e testuar një veçori të re në komente

TechCrunch raporton se Facebook është duke e testuar një opsion “downvote”, që do të shfaqet në komentet e përdoruesve.

Ka kohë që përdoruesit e Facebook po e kërkojnë një buton “Dislike”, në mënyrë që të shprehin pakënaqësitë e tyre me një koment, por ky buton nuk duket se do ta ketë këtë funksion.

Një zyrtar i Facebook-ut ka deklaruar se për momentin, ky opsion po testohet vetëm në disa përdorues të caktuar në SHBA.

“Nuk po e testojmë një buton për “dislike”. Kjo veçori do të na ndihmojë ne që të marrim sinjale me anë të të cilave do të shohim postime që potencialisht nuk përputhen me rregullat tona”, ka thënë ky zyrtar.

Kështu duket ky buton:

08/13/2018 21:14

U kritikua nga ndjekësit në Facebook, Pacolli ka një mesazh për ata që e ofenduan