Geek

Facebook në tre mujorin e parë të 2018-së mbyll 583 milionë llogari të rreme

05/16/2018 17:41
nga:F.B

Në tre mujorin e parë të 2018-së Facebook ka mbyllur 583 milionë llogari të rreme pasi kompania zbuloi një abuzim masiv në platformë.

Gjithashtu, Facebook tregoi sasinë e të dhënave abuzive publikuar dhe shpërndarë në platformë për herë të parë.

Këto masa vinë në një kohë kur rrjeti social është kritikuar për ndikim e madje ndryshimin e kursit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Facebook tha se ka hequr 837 milionë përmbajtje të padëshiruara periudhës janar-mars të këtij viti dhe se afro 100 për qind e përmbajtjeve janë zbuluar dhe hequr përpara se të raportohen.

Kompania beson se 3 deri në 4 për qind e 2 miliardë llogarive aktive janë të rreme.

 

08/13/2018 21:14

U kritikua nga ndjekësit në Facebook, Pacolli ka një mesazh për ata që e ofenduan