Lajme

Fabrizi: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësor për rimëkëmbjen e rajonit

12/16/2019 16:10
nga:B. D

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrizi tha se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd ishte jë nga elementët kryesorë për rimëkëmbjen e rajonit dhe vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt BE-së.

Në promovimin e Ditarit të 10-të të Studentëve Evropian nga delegacioni i BE-së, ai kujtoi se ishte bërë përparim i madh në negociatat gjatë dhjetë viteve të fundit, por që nuk ka përparim në dialog në këtë kohë.

“Përfaqësuesit e BE do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë,” tha zyrtari evropian.

02/26/2020 11:38

Hoxhaj thotë se Lajcaku është zgjedhje e mirë për emisar të BE’së për dialogun