Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro beson se Leo Messi meriton të fitojë “Topin e Artë”.
Ish kapiteni i Italisë fitoi “Topin e Artë” dhe Kupën e Botës në të njëjtin vit (2006) dhe përkundër triumfit të Italisë në UEFA Euro 2020, Cannavaro beson se ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Leo Messi duhet të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai është absolutisht më i miri dhe ai ishte protagonisti i një triumfi të shkëlqyer në Kupën e Amerikës”, tha Cannavaro për Tuttosport.