Sporti

ZYRTARE: Anulohet edhe Wimbledoni i këtij viti

04/01/2020 17:36
nga:Mergim Rreci

Pandemia e madhe botërore “COVID-19” është përhapur në të gjithë botën

Turneu më i madh i tenisit, Wimbledon, është anuluar shkaku i koronavirusit.

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, me vendimin që është marrë sot (e mërkurë) pas një takimi emergjent, përcjell GazetaBlic.

Koronavirusi ka pezulluar botën e sportit, me shumë gara të vazhdojnë të anulohen, e disa tjera të shtyhen në kohë të pacaktuar.

Ky virus, ka prekur edhe Wimbledon.

U konsiderua e pamundur që ky turne të shtyhej ose të luhej pa tifozë, dhe në fund u vendos të anulohet në tërësi.

Do të jetë hera e parë që ky turne nuk zhvillohet që nga Lufta e Dytë Botërore