Ish-reprezentuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi u godit me thikë nga një anëtar i familjes dhe u shtrua në spital në Maldonado të Uruguait.
Sipas deklaratave të policisë në Uruguaj , Lavezzi ishte në një festë në resortin luksoz të José Ignacio kur u thirr urgjenca mjekësore në orën 5 të mëngjesit të së martës, përcjell GazetaBlic Sport.
Burime policore nga gazeta El Observador deklaruan se ish-lojtari i PSG dhe Napoles u godit me thikë gjatë një debati familjar për çështje të lidhura me paratë.
Ezequiel Lavezzi ka lëndime dhe thyerje të shpatullës, por është jashtë rrezikut për jetën.
/GazetaBlic Sport/