Euro2024

Eze: Jemi të qetë, po shikojmë përpara

06/20/2024 21:32
nga:E K

Futbollisti anglez, Eberechi Eze, ka folur  për paraqitjen e skuadrës në barazimin 1:1 ndaj Danimarkës. Ai tha se ai dhe shokët e tij janë të qetë dhe mendojnë pozitivisht për pjesën tjetër të Euro 2024.

“Ne jemi mjaft të qetë. Ne e dimë potencialin që kemi. Ne do të qëndrojmë të qetë sepse kemi katër pikë. Sigurisht që donim tre pikët. Ne donim të tregonim lojën që jemi të aftë. Kujtojmë atë që ndodhi në Evropianin e fundit. Gjëja e rëndësishme është të arrijmë në fazën e eliminimit”, tha Eze, transmeton GazetaBlic Sport.

“Harry është gjithmonë i përgatitur dhe bën punën që skuadra kërkon prej tij. E kuptoj zhgënjimin që nuk fituam dhe morëm tre pikët. Por siç e thashë tashmë, ne jemi të qetë”, shtoi ai.

“Një pjesë e futbollit është të luash në të gjitha llojet e fushave. Ne jemi pozitivë dhe të qetë. Është e vërtetë – Portugalia fitoi Kampionatin Evropian pa fitore në grupe”, tha ndërkombëtari anglez.

/GazetaBlic Sport.