• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Expose” vjen me dokumentarin e radhës/ Dy “Rrugët” e Lumirit: LDK si imazh apo LDK e fuqishme

11/26/2023 15:10
nga:Gazeta Blic

Nën një skeneografi të fortë, me glamur e organizim që LDK nuk e kishte traditë në të kaluarën, Lumir Abdixhiku, është zgjedhur kryetari i katërt me radhë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Blic. 

Megjithatë, përtej glamurit të natës së parë, para Lumirit mbetet sfida e përmbajtjes dhe rritjes së partisë së dërrmuar elektoralisht në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Zgjedhjet në LDK dhe lufta e saj politike për ta marrë primatin si parti kryesore në vend, është tema e radhës e emisionit “Expose”.

Që nga vdekja e presidentit historik të Kosovës e LDK-së, Ibrahim Rugova, kjo parti nuk ka fituar në asnjë palë zgjedhje.

Zgjedhjet e fundit kur ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë viti i largët- 2004.

Nga ajo kohë, LDK kurrë nuk ka arritur që të rikthehet. As me Fatmir Sejdiun, i cili e pasoi Rugovën, në një kuvend zgjedhor, i njohur si “Kuvendi i Karrigeve”, ku LDK u nda në dy pjesë. Nexhat Daci, dikur kryetar i Kuvendit, me një pjesë të LDK-së e krijojnë një parti të re- Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

Pas Fatmir Sejdiut, LDK e zgjedh Isa Mustafën si kryetar të partisë. As Mustafa, i cili erdhi me shumë pompozitet në krye të partisë, duke e goditur SHIK-un, në disa palë zgjedhje nuk arrin rezultat. Madje, në zgjedhjet e fundit, të vitit 2021, LDK e pëson goditjen historike- duke rënë në 12%. Tek atëherë, Isa Mustafa, lëshon rrugë.

Dhe në krye të partisë, do të vijë Lumir Abdixhiku, i cili e mposhtë Lutfi Hazirin, në Kuvendin e vitit 2021.

Abdixhiku, i cili ende nuk është testuar në ndonjë palë zgjedhje nacionale, me “Rrugën e Re” ai po pretendon që ta mposhtë Albin Kurtin, i cili në zgjedhjet e fundit, së bashku me Vjosa Osmanin ka fituar hiq më pak se 50.2% të votave, duke shënuar fitoren më të thellë në Kosovën e pasluftës.

Por, Kuvendi zgjedhor i 19 nëntorit, ku Abdixhiku mori mandatin e dytë në krye të partisë po konsiderohet si farsë dhe një proces i manipuluar zgjedhor.

Është një ish zyrtar i lartë i LDK-së, e tani vetëm deputet- Agim Veliu ai i cili po e akuzon rëndë Abdixhikun. Madje, sipas tij, ai s’ka të bëjë fare me Rugovizimin, derisa shton se e ka idhull kryeministrin aktual të vendit- Albin Kurtin.

Agim Veliu, i cili ka mbetur jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka theksuar se do të ishte utopike që të priste të jetë në siç tha autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke ia marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Ai për Gazeta Blic thotë se Abdixhiku dje përgatiti shfaqje, duke mobilizuar mercenarët për t’ia siguruar votat.

Emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic mund ta ndiqni sonte nga ora 21:30 në Kanal 10 dhe live në Youtube…

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?