BLIC.TV

EXPOSE vjen me dokumentar ekskluziv për taksën ndaj mallrave serbe

02/28/2020 22:54
nga:A. R.

Prodhimi televiziv i Gazetës Blic, i titulluar “EXPOSE”, është rikthyer me një dokumentar ekskluziv lidhur me taksën ndaj mallrave serbe.

Në dokumentarin e prodhuar nga Gazeta Blic, kanë folur shumë akterë politikë dhe ekonomik të vendit.

Aty shpaloset historia e vendosjes së taksës dhe qëndrimet pro dhe kundër heqjes së saj.

Flasin, biznesmeni Ramiz Kelmendi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish-ministri Endrit Shala, opinionisti Imer Mushkolaj, ish-kryetari i OEK-it, Safet Gërxhaliu, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci dhe shumë akterë të tjerë, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë temë.

Për t’i parë të gjitha detajet që kanë të bëjnë me këtë temë mjaft të ndjeshme për Kosovën e dy viteve të fundit, ndiqeni dokumentarin e plotë: