Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte dokumentarin “Vrasësi i Padukshëm” në Kanal10.
Në këtë dokumentar janë pasqyruar disa matje që së fundmi janë bërë për cilësinë e ajrit, i cili është shndërruar në vrasës si pasojë e ndotjes së lartë, që shkaktojnë automjetet nga emetimi i gazrave, mbi nivelin e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në Kosovë mbi 3 mijë persona, çdo vdesin si pasojë e ajrit të ndotur.
Për të parandaluar vdekjet e parakohshme që kanë për shkak ndotjen e ajrit, tani është duke u përgatitur edhe një plan për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Prishtinë.
Kësisoj në një të ardhme të afërt, këto rrugë planifikohen të destinohen për këmbësor dhe çiklistë.