Lajme

Expose sonte sjellë dokumentarin – “S’ka drejtësi për fëmijët e mbytur në gropë”

12/24/2021 16:17
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

23 qershori i vitit 2016 ishte kobshëm për familjen Mramori, e cila banon në lagjen Kolovica të Prishtinës.

Në atë datë, kjo familje kishte humbur dy anëtarë, rreth 100 metra larg shtëpisë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

Ekipi i Expose ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku kishte ndodhur fatkeqësia e dy fëmijëve, por aty nuk kishte lëvizur më asnjë gurë, ngjashëm siç nuk kanë lëvizur as institucionet e drejtësisë për të zbardhur rastin.

Midis të gjithë zhvillimeve, organet e drejtësisë nuk kryen punën e tyre.

Expose në këtë dokumentar po ashtu sjellë rrëfimin e babait të dy fëmijëve të vdekur në këtë gropë, Muhamet Mramori, i cili tregon një kronologji të ngjarjes tragjike.

Dokumentari transmetohet nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në faqen e Gazeta Blic / Kanal10 në rrjetin social Facebook.