“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton dokumentarin “Asgjë për Pakicën”.
Në këtë dokumentar pasqyrohet jetesa e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptianë.
Pabarazia dhe diskriminimi në shoqëri, bënë që ata të jetojnë me kushte minimale për jetesë.
Por ata nuk dorëzohen. Përpjekjet për një jetë më të mirë për ta dhe familjarët e tyre nuk i ndalin as në kushtet e liga atmosferike.
Pse diskriminohen pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë?
Sa është sfiduese për të qenë rom, ashkali dhe egjiptias?
Me çfarë problemesh përballen çdo ditë ata?
Pse janë lënë anash nga qeveritë e deri tanishme?
Cili është plani i kësaj qeverie për komunitetet pakicë?
Për këto dhe shumë pyetje tjera do të mund të merrni përgjigje sonte me fillim nga ora 22:10 në emisionin e përgatitur nga Expose “Asgjë për Pakicën” që transmetohet në Kanal10 dhe në GazetaBlic.