Lajme

Evakuohet një grup civilësh nga fabrika e çelikut në Mariupol, 1 mijë të tjerë ende brenda

05/01/2022 08:35
nga:G B

Një grup civilësh janë personat e parë që janë evakuuar nga një fabrikë çeliku në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, por mendohet se janë 1 mijë njerëz që ende jetojnë nën të.

Fabrika e çelikut Azovstal është bastioni i fundit mbrojtës në qytetin jugor, ku forcat ukrainase po vazhdojnë të mbrojnë vendin kundër forcave ruse, raporton Sky News, përcjell Gazeta Blic.

Ukraina nuk ka dhënë numrin e ushtarëve që janë aty, por sipas Rusisë, brenda gjenden rreth 2 mijë.

Mediat shtetërore ruse raportuan se 25 civilë ishin evakuuar nga fabrika të shtunën, megjithëse zëvendëskomandanti i forcave ukrainase tha se numri i atyre që u evakuuan ishte 20.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tha se 19 persona të rritur dhe gjashtë fëmijë u nxorën jashtë, por nuk dha detaje të  tjera,

Sipas zyrtarëve ukrainas, rreth 100,000 civilë janë ende në qytet, ndërsa deri në 1 mijë të tjerë po jetojnë nën një fabrikë çeliku të epokës sovjetike.

Largimi i suksesshëm vjen ndërsa Kombet e Bashkuara vazhdojnë punën e tyre për të ndërmjetësuar evakuimin nga zona./Gazeta Blic/