Lajme

Europa do të prodhojë 3 mln predha, Scholz kthen sytë nga armët, Gjermania përgatitet

02/13/2024 13:35
nga:N K

Teksa Evropa lufton për të furnizuar Ukrainën me municion, gjigandi gjerman “Rheinmetall” po investon në afatgjatë, duke ndërtuar një fabrikë të re predhash artilerie me ambicie për të dhjetëfishuar prodhimin.

Në kompleksin më të madh të industrisë së mbrojtjes të vendit në Uderlis të Gjermanisë veriore, kancelari Olaf Scholz vuri të hënën gurin e themelit.

Sipas kancelarit gjerman ky është një “sinjal” për evropianët, të cilëve po u kërkohet tani me zë të lartë që të forcojnë bazën industriale mbrojtëse të kontinentit, duke vënë theksin tek porositë afatgjata.

“Ne duhet t’i drejtohemi prodhimit të armëve në një shkallë të gjerë“, lideri gjerman.

Pavarësisht miliarda eurove të alokuara për dërgimin e armëve nga vendet e BE-së në Ukrainë pasi ushtria ruse pushtoi territorin e saj, shtetet anëtare janë ende larg arritjes së një kapaciteti prodhimi të mjaftueshëm për të rimbushur rezervat e tyre.

“Është një nevojë urgjente. Sado i ashpër të jetë ky realitet, ne nuk jetojmë në një kohë paqeje”, theksoi kancelari Scholz, i cili denoncoi edhe një herë ambiciet perandorake të presidentit rus Vladimir Putin, duke i cilësuar ato një “kërcënim të madh”.

“Kushdo që dëshiron paqe duhet të arrijë të pengojë agresorët e mundshëm”, ishte kushti për Europën që Scholz e shprehur më qartë se kurrë më parë.

“Për këtë duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë industrial të 27 vendeve”, vazhdoi ai.

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka qenë një shembull për t’u shmangur, pranoi Scholz, pasi politika e prodhimit të armëve nuk është si industria e automobilave.

Grupi më i madh i pajisjeve mbrojtëse të Gjermanisë “tashmë ka një kapacitet më të lartë se ai i SHBA kur bëhet fjalë për prodhimin e predhave 155 mm”, sipas shefit të saj Armin Papperger.

“Në të ardhmen, SHBA dëshiron të prodhojë 1 milion predha në vit dhe Evropa dy deri në tre milionë, falë unitetit të partnerëve evropianë“, tha ai.

Deri në fund të marsit, evropianët do të jenë në gjendje të dorëzojnë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara Ukrainës vitin e kaluar.

Kompleksi Unterliss i Rheinmetall prodhon tashmë predha 120 mm për tanket Leopard 2 të përdorura në vijën e frontit në Ukrainë. Nga 60,000 copë në vit para 2022, prodhimi i tyre tani është rritur në 240,000.

Ushtrive të vendeve evropiane gjithashtu u kërkohet të plotësojnë mangësitë e tyre. Pas viteve të deinvestimit, rezervat ushtarake gjermane janë pothuajse bosh dhe për të plotësuar nevojat e saj për municion, do të shpenzohen rreth 40 miliardë euro sipas një vlerësimi paraprak nga Rheinmetall. /A2CNN