Euro2024

Euro2024: Përdoret për herë të parë sistemi i ri i VAR’it – shikoni se si funksionon

06/17/2024 20:56
nga:Lorik J

Slovakia çuditërisht mundi Belgjikën me rezultat 1:0 në xhiron e parë të Grupit E të Kampionatit Evropian. Shënues i golit të vetëm ishte Ivan Schranz në hapje të ndeshjes. 

Ishte një lojë e çmendur, në të cilën Belgjikës, përkatësisht Romelu Lukakut, i janë anuluar dy gola pas rishikimit të VAR-it.

Në golin e dytë të anuluar në fund të lojës, sulmuesi belg Lois Openda luajti me dorë dhe prekja e tij u kontrollua duke përdorur funksionin e ri VAR. Topi Adidas ka një detektor me prekje në të dhe është i lidhur në distancë me një pajisje që monitoron çdo prekje.

Të dhënat shtypen në një formë vije, të ngjashme me një EKG dhe u printuan në ekran. Në momentin e kontaktit mes dorës së Opendës dhe topit, vija pushon së qeni e drejtë. Kjo teknologji u prezantua pikërisht për të bërë më të lehtë gjykimin e prekjeve të vogla që janë të vështira për t’u vërejtur me sy të lirë.

/GazetaBlic Sport