Sporti

“E pamundur t’i thoja jo”, Carvajal zbulon prapaskenën me Modric

06/17/2024 09:03
nga:E K

Dani Carvajal po kalon një nga momentet më të bukura në karrierë. Tituj dhe gola. Me Reali shënoi një gol të rëndë në finalen e Championsit, ndërkohë që gjeti edhe golin e parë me Kombëtaren.

Anësori i djathtë realizoi të tretin e Spanjës në suksesin 3-0 kundër Kroacisë në duelin debutues të iberikëve në grupin B të Euro 2024.

Festë e madhe për 32-vjeçarin, i cili zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Luka Modric, shok dhe mik të Reali, dhe kundërshtar në Gjermani 2024.

Spanja dhe Italia kryesojnë grupin B me nga 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Kroacia, që do të sfidohen të mërkurën (15:00) në Hamburg, janë në kërkim të pikëve të para.