Sporti

Euro 2020, UEFA nis procedurat për kthimin e parave të biletave

05/06/2020 11:47
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka konfirmuar se ka filluar procedurat për rimburësimin e biletave për EURO 2020.

Kampionati evropian i paraparë të zhvillohej këtë verë, u shtye për shkak të koronavirusit, derisa i njëjti do të mbahet vitin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

Përmes një komunikate, UEFA ka njoftuar se rimburësimi vlenë për ata tifozë që nuk do të marrin pjesë vitin tjetër, kurse kush është i vendosur për të qenë pjesëmarrës edhe më 2021, nuk ka nevojë fare t’u nënshtrohet procedurave.

Kërkesat nga ana e tifozëve për rimburësimin e biletave duhet të bëhen nga data 14 deri në 26 maj.

Kujtojmë Euro 2020, do të luhet nga data 11 Qershor deri më 11 Korrik të 2021-ës, teksa emri i saj do të mbetet i pandryshuar.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve