Sporti

Etrit Berisha dëshiron të hap një shkollë të futbollit në Kosovë

01/12/2019 23:18
nga:M K

Etrit Berisha shpreson të hapë një shkollë futbolli në Kosovë.

Portieri i Atalantas u shpreh në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” se e sheh të ardhmen të lidhur me futboll shkruan Gazeta Olle, përcjellë GazetaBlic.

Ai nuk e mohoi faktin që do t’i pëlqente të hapte një shkollë futbolli në vendlindje.

Kujtojmë që Etrit Berisha është prodhim i klubit prishtinas, 2 Korriku.

“Me çantën në shpinë dhe duke kërkuar për të zbuluar talente. Shpresoj të kem hapur një shkollë futbolli në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Ai nuk e harron klubin verdhekaltër dhe e viziton shpesh.

07/20/2018 14:36

Atalanta refuzon ofertat për Etrit Berishën