Sporti

Etrit Berisha bëhet nostalgjik, kujton superpritjen ndaj Cristiano Ronaldos

03/29/2020 19:52
nga:Mergim Rreci

Italia është vendi më i prekur në Europë nga Coronavirus, ku çdo ditë regjistrohen qindra të vdekur. Europa është totalisht e izoluar dhe tashmë jeta normale ka ndalur.

Futbolli gjithashtu është gjendur në një situatë jo normale dhe tashmë janë vendosur pikëpyetje të mëdha në rinisjen e tij.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha së fundmi ka postuar një video në rrjete sociale me mbishkrimin “tashmë na mungon”, referuar ndeshjeve të futbollit, përcjell GazetaBlic.

View this post on Instagram

Missing already ⚽️ . 👾

A post shared by EtritBerishaofficial (@etritberishaofficial) on

Në video është një prej momenteve kur Cristiano Ronaldo tenton portën e Etrit Berishës, por ky i fundit i kundërpërgjigjet në mënyrë të shkëlqyer.