Ganimete Musliu
Lajme

“Eskalon” Ganimete Musliu: Ja si e quan Albin Kurtin, pas deklaratës se veç VV mbron veteranët e luftës

09/29/2020 12:49
nga:F K

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se VV është e vetmja parti që i mbron veteranët e luftës, shkruan GazetaBlic.

Musliu, në një postim në Facebook, e ka quajtur liderin e VV-së “kallauz i kauzave”, duke shtuar se Kurti s’ka marrë ndonjë veprim konkret kundër Gjykatës Speciale.

“Albin Kallauzi përveç përrallave nuk ka ndërmarre asnjë veprim konkret kundër gjykatës speciale. Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar pos tjerash ajo.

Postimi i plotë:

KALLAUZI I “KAUZAVE”
Albin Kallauzi i mbanë “veshët në krahë” se mos po ndodhë diçka në këtë vend, pret pastaj duke fërkuar duartê deri sa të kalojë stuhia dhe tek pasi ka kaluar stuhia del para publikut dhe mbanë ligjerata se si do duhej të veprohej.
Narracioni se gjoja ai është i vetmi që “don, din dhe mundet” është kulmi i hipokrizisë.
Albin Kallauzi përveç përrallave nuk ka ndërmarre asnjë veprim konkret kundër gjykatës speciale. Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish ushtarët e UÇK-së.
Albin Kallauzi nuk pati guxim të qendrojë në sallën e Kuvendit dhe te votojë me JO. Doli pasi ishte i sigurtë se dalja e tyre nuk kishte asnje peshë relevante. Sot shitet si kundershtar i Gjykatēs.
Albin Kallauzi dhe VV-ja asnjëherë nuk protestuan kundër kësaj gjykate. Përkundrazi nuk la metodë pa përdorur për të njollosur imazhin e ish ushtarëve të UÇK-së.
Albin Kallauzi shet filozofi se VV-ja na qenka e vetmja parti patriotike në skenën tonë politike por realiteti flet ndryshe. Figurat që mblodhi rreth vetës vetëm patriotë nuk janë.
Albin Kallauzi apelon në popull duke u viktimizuar por nuk do t’ja del dot sepse populli është ngopur me kopallat e tij.
Kallauz, na trego vetëm një veprim konkret për mbrojtjen e vlerave të luftës gjatë kohës sa ishe kryeministër.
Për 50 ditë qeverisje na ofro një fakt që na dëshmon se ti vërtetë i përmbahesh asaj që thua.
Kallauz nuk ke lënë asgjë pa përdorur dhe pa e keqpërdorur vetëm e vetëm për të arritur famë personale sepse ty nuk të intereson asgjë tjetër. Ty nuk të intereson jo vetëm VV-ja por as familja jote e lëre më populli i Kosovës.
Ti e pate rastin dhe e lëshove vet sepse ti më se miri e njehë vetën dhe e din që ti as nuk din as nuk don dhe as nuk mundesh.
Aftësia jote e vetme është baltosja e të gjithëve. Për ty vetëm ti je i shenjtë.
Kallauz ti dhe secili në këtë vend duhet të kuptojë që UÇK nuk është pronë individësh, partishë apo regjionesh.
UÇK është vlerë e kombit, është lavdia e shpirtit liridashës shqiptar.
Sado që do perpiqesh në këtë pikë nuk do t’ja dalësh. Je vonë;shumë vonë.-