Portieri i Arsenalit, Ramsdale ka duruar një sezon të vështirë, pasi nuk ka qenë startues.
Ndërsa David Raya e largoi atë menjëherë si portieri nr 1 – Jordan Pickford ka vite që e ka të sigurt vendin e tij tek Anglia.
Ai ka folur më parë për vështirësitë e tij në Arsenal, duke shtuar se përvoja e të qenit me Anglinë në një turne ishte drita në fund të tunelit.
“Ishte e vështirë [të isha në stol për Arsenalin], ishte e vështirë. Por unë kam lirimin tim tani, tani jam këtu. Unë kam nderin më të madh, s’ka rëndësi luaj një minutë ose asnjë minutë, është kulmi për mua.”
Javë më vonë, përpara finales së Euro 2024 të së dielës, Ramsdale shtjelloi më tej gëzimin e tij për rolin e tij me Tre Luanët.
“Nga një popullsi në Angli prej 60 milionësh apo çfarëdo qoftë ajo, unë jam duke jetuar të gjitha ëndrrat e tyre. Dhe pastaj është një njeri që jeton ëndrrën time në fushë dhe ai një person po bën punë fantastike”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport