BLIC.TV

“Është për keqardhje se si është menaxhuar i tërë procesi për vrasjen e Valbonës dhe vajzës 9-vjeçare”

09/18/2020 20:31
nga:F K

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në Kosovë është duke u rritur dhuna në famije, e po ashtu edhe numri i atye që përfundojnë me fatalitet, shkruan GazetaBlic.

Kusari-Lila në emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, ka folur për rastin e vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj 9-vjeçare. Për këtë, ajo thotë se s’është dashur të ketë aryse për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt.

“Është tepër për keqardhje i tërë procesi se si është menaxhuar për vrasjen e Valbona Markut dhe vazjës së saj 9-vjeçare. Rethanat se si është kryer vrasje kanë mundur të nxjerrin ende më shumë viktima se aty ka pasur edhe fëmijë të tjerë të Valbonës dhe Pjetrit dhe fati ka deshur që ata të shpetojnë. Edhe herën e parë Gjyakata e Gjakovës ka pas marr vendim të njëjtë, e pastaj Gjykata e Apelit e patë shndërruar në burgim të përjetshëm dhe nga Supremja është kthyer në rigjykim gjë që nuk do të duhet të ishte arsyetim për ulje dhe konfirmin për ulje të dënimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë”, thotë ajo.

Tutje, Kusari – Lila ka kritikuar edhe të parin e vendit, Hashim Thaçin, që sipas saj, po i fal të dyshuarit që kanë kryer krime të rënda.

“Në Kosovë kemi rritje të dhunës në familje rritje të numrit të vitkimave ne veçanti të atyre të që vriten nga bashkëshortet apo familajrët e tyre dhe një mënyrë e qasjes së sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si presidenti i vendit po sillet më faljen e atyre që kanë kryer vepra kapitale apo vrasje, po tregon se vrasësist në shoqërinë tonë gjenden një mbrotje nga sistemi ligjor deri të presidenti i vendit. Andaj, unë prapë shpresoj se apeli do t’i marr për bazë të gjitha rrethanat dhe Pjetër Ndrecaj të marr dënimin e merituar, në mënyrë që gjithë të tjerët që ushtrojnë dhunë në familje apo planifikojnë diçka më të rëndë të jenë të vetëdijshëm se më atë krim përfudon edhe jeta e tyre në liri”, thotë Kusari-Lila./GazetaBlic

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

 

Ehat Miftaraj: Gjyqtari që merret me rastin si ai në Gjakovë, fillimisht duhet të jetë qytetar