Euro2024

Është i pafat ky lojtar, Harry Kane: E vështirë të flas, do jetë e vështirë për një kohë të gjatë

07/15/2024 00:37
nga:Lorik J

Anglia humbi sërish në finalen e Kampionatit Evropian, kësaj radhe nga Spanja, që triumfoi në Berlin me rezultatin 2:1.

Pas ndeshjes, Harry Kane ishte shumë i mërzitur me humbjen e “Tre Luanëve” në finalen e EURO 2024, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk kam fjalë. Ishte një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne arritëm të ktheheshim në ndeshje. [… ] Duhet të kishim treguar më shumë qëndrueshmëri. Është shumë e vështirë, do të jetë e vështirë për një kohë të gjatë”, tha Kane për mediat ndërkombëtare.


/GazetaBlic Sport