Lajme

A është Hasani deputeti i vetëm i PDK-së që kundërshton demarkacionin? E zbulon vetë ai

12/01/2017 18:45
nga:A K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ishte kategorikisht kundër versionit të demarkacionit, ku pretendohej se vendi humb tokë me këtë marrëveshje.

Tash ka deklarata se Komisioni për Demarkacion, i qeverisë Haradinaj, do të del me gjetjet të reja e  po supozohet që nga e hëna demarkacioni të procedohet në Kuvend. Por, nga ana tjetër deputeti Hasani i tha lajmi.net, se nuk e di se cili do të jetë vendimi i tij kundrejt kësaj çështjeje.

Njëherë po priten gjetjet që deputeti i PDK-së të merr një qëndrim karshi kësaj marrëveshjeje, që tash e dy vite është më e diskutuara në vend, pasi është kusht i Kosovës për heqjen e vizave.

“Ende nuk ka ardh, ku e di unë çfarë do të vjen, çfarë varianti. Pa ardhur në Kuvend, nuk mundem me supozu asgjë”, ka thënë shkurt Hasani.

12/10/2017 20:09

Kjo do t’i ndodhë Qeverisë, në rast se nuk kalon Demarkacioni!