Showtime

“Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë, jam me fat që të kam”, Big Basta i bën dedikim dashurie Vesa Lumës

10/17/2020 10:33
nga:L I

Po bëhen 10 vite që Big Basta dhe Vesa Luma janë bashkë, shkruan GazetaBlic.

Tashmë çifti kanë dhe një djalë të quajtur Tian.

Reperi ka bërë një dedikim për Vesën, ndërsa ka shkruar se ka gjetur shpirtin binjak, dhe se është e vështirë të gjenden njerëz si ajo.

“Ne 2021 behemi 10 vjet bashke. Me duket sikur dje qe ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak.. Eshte e veshtire te gjesh njerez te mire ne keto kohe qe te pershtaten ne cdo qelize te karakterit tend, prandaj jam me fat qe e kam. Shoqja më e mirë për jetë, Vesa Luma ❤️ Të dua”, ka shkruar ai.

Kurse, Vesa e emocionuar nga fjalët e bashkëshortit, shkroi: “Ne te mire – ne te keq – Përgjithmonë❤️ t dua gjysma ime”.