Lajme

“Është e pafalshme të sakrifikoj këtë herë”, Rama paralajmëron se do iki nga emisioni, arsyeja është Rea Xhillari

02/18/2020 21:42
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin një emision televiziv, ka folur në nisje të bisedës për donacionet e dhëna në konferencën e djeshme, ndërsa lajmëroi se nuk do të qëndronte në afatet e zakoshme në studio.

Arsyeja sipas tij është vajza e bashkëshortes, Rea Xhillari e cila ka ditëlindjen ndërsa argumentoi se për të ishte e pafalshme të sakrifikonte këtë herë.

“Do iki pak para afatit se kam ditëlindjen e vajzës. Kam sakrifikuar shumë herë por këtë herë është e pafalshme ta sakrifikoj,”-tha Rama.