Showtime

Ernest Zymberi pozon përkrah gruas dhe vajzës bukuroshe, Marës

06/14/2019 10:25
nga:L I

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në shtator të vitit 2017-të dhe i gjithë fokusi ishte në dasmën e tyre madhështore, shkruan GazetaBlic.

Ernest Zymberi dhe bashkëshortja e tij, Lena Rexhepi ka tetë muaj që janë bërë prindër të një vajze të cilën çifti e pagëzuan me emrin Mara.

Në këtë ditë vere, Ernesti ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka pozuar pranë bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sa i përket jetës profesionale, Ernest Zymberi vazhdon të jetë ende pjesë e serialit vendor “O sa mirë”, me rolin e ‘LLukmanit’ ku luan rolin e një preshevari.

Tashmë “O sa mirë” ka përfunduar sezonin, për tu rikthyer në muajin shtator./GazetaBlic

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën