Showtime

Ermal Mamaqi emocionon me kujtimin për Dr.Florin

10/13/2019 21:26
nga:Y I

Ermal Mamaqi ishte një nga miqtë më të mirë të të ndjerit.

Ermal Mamaqi ka emocionuar ndjekësit e tij me postimin e fundit që bëri në rrjetin social Instagram, ku kujtoi me mall miqësinë e tij me Dr.Florin.

Moderatori bashkoi dy foto të bëra në të njëjtin vend ku tek njëra shihet me Dr.Florin, dhe tjetrën i vetmuar në të njëjtat ulëse.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige.
I paharruar Dr.Flori.”.