Showtime

Ermal Fejzullahu për qytetarët: Keni durim edhe pak, do të bëhet mirë për gjithë njerëzimin

04/01/2020 15:01
nga:L I

Ka disa ditë që Ermal Fejzullahu bashkë me familjen e tij po qëndrojnë në vilën e tyre nê Brezovicë, shkruan GazetaBlic.

Ditën e sotme, këngëtari ka bërë thirrje që qytetarët të kenë durim.

“Uroj të jeni mirë me shëndet të gjithë kudo që jeni. Durim edhe pak me shpresë se do të bëhet mirë për gjithë njerëzimin”, ka shkruar Ermali në foton e publikuar.

Në muzikë, projekti i tij i fundit është remixi i këngës “Për një dashuri”, në bashkëpunim me Butrint Imerin e që deri tani kënga ka mbledhur afro 9 milionë shikime në Youtube.

/GazetaBlic