Sporti

Eriksen gjithnjë e më afër Interit, zikaltërit paguajnë 16 milionë euro plus bonuse për danezin

01/14/2020 09:48
nga:M K

Fantazisti i Tottenhemit është çdo herë e më afër Interit.

Kështu bëjnë të ditur mediat italiane që raportojnë se futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e ri, përcjellë GazetaBlic.

Zikaltërit do të paguajnë afro 16 milionë euro plus bonuset për shërbimet e lojtarit që në fund të edicionit i skadon kontrata me londinezët.

Përveç Eriksenit, Interi është gati të nënshkruajë edhe akordin me Giroud, mirëpo zbarkimi i francezit në qytetin e modës varet nga largimi i Politanos.

Kanë mbetur tashmë edhe dy javë deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror, kurse skuadrat tashmë kanë filluar të përforcojnë edhe radhët e veta.

/GazetaBlic/

05/09/2020 23:20

Banon në kampin stërvitor të Interit, Eriksen ende s’ka blerë shtëpi në Milano