Lajme

Erërat e fuqishme në Pejë, shkaktojnë kaos të madh

02/06/2020 10:17
nga:Norë Kelmendi

Gjatë natës së mbrëmshme, qyteti i Pejës nuk gjeti qetësi, kjo pasi pejanët mesnatën e mbrëmshme e kaluan duke u përballur me erëra të forta të cilat duket se kanë shkaktuar edhe dëme mjaftë të mëdha në këtë pjesë, shkruan GazetaBlic.

Në lagjen Puhovë, në rrugën Lekë Dukagjini, vërehen vetura të dëmtuara rëndë, çati e objekte të shkatërruara, shtylla elektrike të rrëzuara, si pasojë e motit të ligë.

Poashtu vërehet që edhe një autobus që sipas banorëve që ishin dëshmitarë të kësaj furtune, është lëvizur tërësisht nga vendi nga ku dhe ishte parkuar.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet të cilat banorët e asaj ane i kanë dërguar GazetaBlic.

Për shkak të këtij moti, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si gjithnjë Istogu për shkak të pozitës gjeografike, mbetet një nga vendet më të goditura nga erërat.