Showtime

Eranda dhe Gena publikojnë duetin “Thuam’ po”

11/08/2019 09:59
nga:M K

Eranda Libohova dhe Gena Lito i kanë bashkuar forcat për realizimin e një dueti muzikor që mban titullin “Thuam’ po”.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe vjen me një interpretim të mirë të dy këngëtarëve shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

Gent Myftaraj e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Pandi Laço.

Projekti është produksion i GMAJ7, ndërsa videoklipin e ka xhiruar Chill Pro, gjegjësisht Ernis Çili.

“Më fal” është projekti më i fundit muzikor i Genës që u publikua gjatë verës, derisa Eranda në vitin e kaluar e publikoi këngën “Pres të më thërrmosh”.

06/15/2019 19:42

Publikohet projekti më i ri i Genës, titullohet “Më fal”