Showtime

Era Istrefi po përgatit diçka të re?

02/21/2018 10:15
nga:A. R.

Era Istrefi është njëra ndër artistet më të suksesshme kosovare, shkruan Gazeta Blic.

Kulminacionin e famës e ka arritur me këngën e saj “Bon Bon”, e cila është dëgjuar në çdo cep të botës e që po vazhdon akoma të jetë e tillë, ku tashmë ka marrë mbi gjysmë miliard klikimesh.

 

Era përveç karrierës muzikore, shquhet për stilin unik si në këndim ashtu edhe në dukje e paraqitje. E ndjekur nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në ‘Facebook’ dhe nga më shumë se 900 mijë ndjekës në Instagram, ajo vazhdon të mbetet aktive dhe të publikojë fotografi e video nga më të ndryshmet.

Në fotografitë e fundit që ka publikuar gjendet nën shoqërimin disa personave, që mesa duket janë në studio. Era ditë më parë kishte paralajmëruar edhe projektet e reja, mbetet të shohim se çka do na sjellë.

‘No I love yous’, është projekti i saj i fundit i cili nuk është prit edhe aq mirë si këngët e mëparshme.

/© GazetaBlic /

01/09/2020 22:21

Era Istrefi në Zvicër për këngët e reja