Showtime

Era Istrefi mbërrin në Rusi

07/12/2018 22:15
nga:F.B

Ajo shquhet si për stil ashtu edhe për zë e për paraqitje, shkruan GazetaBlic.

Dhe tani, këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi ka arritur të bëhet një prej emrave më të përmendur të yjeve botërore, qysh kur bëri ‘boom-in’ e saj me “BonBon”.

© Era Istrefi [instagram]

Këtë të enjte vetëm pak para perëndimi të diellit ajo ka mbërritur në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë atje ku do të qëndroj për një kohë derisa të nisë provat për paraqitjen e fuqishme që pritet ta bëjë me datë 15-të të këtij muaji.

24-vjeçarja nga Prishtina, për të cilën ishin ngritur dyshime të shumta se a do të mund të shkonte në Rusi apo jo, ka treguar se për të çdo gjë është e mundur.

Me datë 15. Korrik.2018 ajo do të dal para një numri rekord të audiencës për të kënduar këngën zyrtare të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” e që mbanë titullin “Live it up”.

Në këtë ditë do të luhet edhe ndeshja kryesore mes dy ekipeve që do ta kapin finalen, përderisa sipas asaj që kohë më parë ishte shkruar në faqen zyrtare të FIFA-s, këtë ndeshje do ta përcjellin gati dy miliard njerëz nëpër ekranet e qindra kanaleve kudo në botë.

Istrefi do të këndojë përkrah aktorit të njohur, Will Smith, këngëtarit – Nicky Jam këngën që është prodhim i DJ-it të njohur Diplo, për të cilin kanë lindur thashetheme se ky i fundit ka nisur lidhje dashurie me Erën.

Në disa video që këngëtarja i ka ka publikuar pak orë më parë në “InstaStory”, ajo ka treguar se ka mbërritur më në fund në Rusi përderisa është mahnitur me pamjen e Moskës.

Duhet përmendur këtu që Era Istrefi është duke punuar që publikut t’i sjellë një projekt të ri muzikorë që thuhet se do të jetë vetëm videoklip i këngës “Prisoner”.

Ndryshe, Era Istrefi në një prononcim ka treguar se do të provoj të flas shqip kur të dal të performojë në Rusi. “GazetaBlic” të dielën do t’u mbajë të informuar në vazhdimësi për paraqitjen e saj në këtë ngjarje të madhe botërore që luhet një herë në katër vite. / © GazetaBlic  /

07/16/2018 18:32

Dikur Geti motrën e saj e kishte të dashur, sot Marina e mbështet Erën