Showtime

Era Istrefi: Jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore

03/28/2020 11:44
nga:L I

Ditën e djeshme u lansua projekti më i ri “No maybes” nga Era Istrefi në bashkëpunim me dy artistë tjerë, shkruan GazetaBlic.

Kjo këngë vjen shtatë muaj pas bashkëpunimit me reperin rus Sayonara.

Por, përmes një postimi këngëtarja e hitit “Bon Bon” ka bërë të ditur se është në procese ligjore.

“Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Por, nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, ka shkruar Era.

/GazetaBlic