Showtime

Era Istrefi i bën dhuratë vetes, por ky detaj e bën dhe më të veçantë atë (Video)

03/13/2018 21:55
nga:L I

Ajo është njëra ndër artistet më të suksesshme kosovare, shkruan Gazeta Blic.

Flasim për këngëtaren Era Istrefi e cila kulmine famës e ka arritur me këngën e saj “Bon Bon”, e cila është dëgjuar në çdo cep të botës e që edhe se ka kaluar kohë nga lansimi i saj ajo vazhdon të dëgjohet ende.

Por, këtë periudhë kohe sikur emri i saj është zbehur pak sa i përket projekteve në muzikë, edhe pse shpesh e shohim teksa publikon pamje nga studiot muzikore, por që deri tani asgjë e re nga ana e saj!

Duke qenë se tashmë ajo ka arritur sadopak sukses, ka bërë që dhe të ardhurat që ajo fiton t’i mundësojnë për të bërë jetën më luksoze.

Nuk mungojnë veshjet e aksesorët luksoz që ajo i bën dhuratë vetes, duke mos hezituar që t’i tregoj ato dhe për ndjekësit e saj të cilët janë të shumtë në numër. Së fundmi, është një portofol nga firma “Louis Vuitton” që ajo ka blerë, por ajo çfarë e bën më të veçantë se ajo është e personalizuar, ku emri “ERA” bën diferencën në të.

Ndryshe, Era Istrefi gjithmonë komentohet jo vetëm për stilin e veçantë në muzikë, por edhe atë të veshjes ku këtë e ka treguar më së miri edhe në klipet e shumta që ajo ka realizuar./GazetaBlic

09/12/2018 14:09

Era Istrefi nominohet për një çmim ndërkombëtar