Cool

Epidemia vrastare: Pacienti britanik e mposht koronavirusin

02/11/2020 12:23
nga:N S

Një burrë nga Britania e Madhe ka thënë se është shëruar nga koronavirusi.

Steve Walsh, i cili mbetet në njësi të izoluar spitalore, ka thënë që po bashkëndjen me të tjerët që janë infektuar nga virusi, sipas BBC.

Walsh tha që familja e tij po ashtu e kishte izoluar vetën në karantinë, si masë parandaluese ndaj virusit vdekjeprurës.

Britaniku mori virusin në Singapor dhe mendohet se ka infektuar 11 të tjerë në një resort skijimi në Francë.

Në një deklaratë nga spitali, Walsh falënderoi Shëndetësinë Publike në Britani për kujdesin që i kishin kushtuar.