Lajme

Enver Hoxhaj: Zjarret në Malishevë e Suharekë vazhdojnë, institucionet po heshtin

07/08/2025 16:24
nga:Genita C

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën me zjarret në fshatrat e Malishevës dhe Suharekës, duke thënë se ato nuk janë ndalur as dje e as sot, raporton GazetaBlic

Ai ka kritikuar institucionet për mosveprim, duke theksuar se “askush nuk po ndërmerr asgjë” për të ndalur përhapjen e flakëve.

“Zjarret 🔥 në fshatrat e Malishevës dhe Suharekës nuk janë ndalur dje e as sot, dhe askush nuk po ndërmerr asgjë”, shkruan Hoxhaj.