PDK-ja tashmë e ka caktuar kandidatin për komunën e Ferizajt për zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie.
Kreu aktual, Agim Aliu, do të garojë sërish, por kësaj radhe me një konkurrencë më të fortë, për ta fituar për herë të dytë radhazi komunën, përcjell GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj ka thënë se partia që ai drejton është krenare me kryetarin model, Agim Aliun.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi krenarë me Agim Aliun. Një kryetar model, që për katër vite ka dhënë shembull pas shembulli si punohet me vizion e guxim, kur dashuria për qytetin është e madhe e interesi i qytetarëve vihet në radhë të parë.
Askush, asnjëherë, nuk e ka trajtuar Ferizajn më mirë se Agim Aliu. Idetë e tij për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, sot janë jetësuar falë punës të jashtëzakonshme që ai ka bërë gjatë këtij mandati.
Prandaj, Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij. Ferizaj është mirë dhe i sigurtë vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë.
Të priftë e mbara, Agim. Faleminderit për punën e përkushtimin.
LEXO EDHE:
Hoxhaj thumbon Kurtin: I është nënshtruar Serbisë dhe Vuçiqit pa kushte!
/GazetaBlic/