Lajme

Enver Hoxhaj: Albin Kurti me dorën e tij sapo e filloi Jugosllavinë e re!

05/21/2021 19:39
nga:M K

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke thënë se ai veçse e ka filluar Jugosllavinë e re.

Sa ishte në opozitë, ai e konsideronte Jugosllavi të re iniciativën për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa tani po merr vendim pro kësaj çështjeje, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!

LEXO EDHE:

Hoxhaj publikon letrën refuzuese që i dërgoi Kurtit: Debatojmë në Kuvend

/GazetaBlic/