Lajme

Enver Hoti nga Nisma: Qeveria do të bie më 10 maj

05/05/2017 18:30
nga:A. R.

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka thënë se mocioni i mosbesimit për qeverinë Mustafa që është proceduar sot në Kuvend është një lajm i mirë, sepse sipas tij, po i vjen fundi kësaj Qeverie të dështuar.

“Deputetë të parlamentit që janë në pushtet janë ata që e mbështetën këtë mocion. Nga çka kemi parë deri më tani, është parë se ato nuk kanë besueshmëri mes vete dhe nuk kanë realizuar asgjë që kanë premtuar”.

Hoti që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur optimist se deputetët pa dallim do ta votojnë këtë mocion.

“Tashmë janë duke përfunduar orët e qeverisjes së dështuar. Kjo do të ndodhë më 10 maj, dhe kur të ndodhë kjo do të hapet edhe një përspektivë e re për vendin”.

Hoti ka folur edhe për faktin se Qeveria do ta procedojë të hënën projektligjin për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ne kemi bërë thirrje që Demarkacioni të vije në Kuvend, dhe ai të rrëzohet si i tillë. Por veprimi i fundit i kryeministrit tregon se nuk e kanë hallin te Demarkacioni, por te kalkulimet politike”.

12/12/2019 22:27

E shpjegon Enver Hasani: Vetëm në këtë situatë shkohet në zgjedhje të parakohshme