Lajme

Enver Hasani kundër vendimit të Qeverisë Kurti: Nuk ka të drejtë të kufizojë lëvizjen

03/23/2020 22:29
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Qeveria nuk mund të kufizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Qeveria pritet të marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa Hasani thotë se kjo është anti-kushtetuese.

‘’Këto që i them tash ua kam thënë edhe tjerëve nuk ka asnjë kushtetutë në vende demokratike në të cilën mund të kufizohen të drejtat dhe liritë në territotrin sovran por vetëm në masa të jashtëzakonshme’’, ka thënë Hasani.

‘’Të drejtat relative mund të kufizohen vetëm në gjendje të jashtëzakoshne. Të drejtat absolute as në gjendje të jashtëzakonshme. Për fat të keq kemi një politizim të skajshëm të ngjarjes. Është për të qajtë’’

Vendosi Qeveria: Qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00